Pa gola e raste në përballjen e fundit të tabelës

Koha Ditore - - SPORT - Feim Azemi

Raiffeisen Superliga - XIV

GJILAN, 9 NËNTOR - Përballja e pjesës së poshtme të tabelës mes Dritës e Trepçës është mbyllur pa fitues. Skuadrat nuk ia kanë dalë të dërgojnë ndonjëherë topin në rrjetë në ndeshjen e luajtur të dielën në stadiumin e qytetit në Gjilan e që i ka takuar javës së 14-të të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll. Me nga një pikë të fituar, Trepça e Drita kanë bërë një shkëputje të vogël nga Ferizaj që mbyll klasifikimin me 12 pikë. Trepça tani mban vendin e dhjetë, ndërsa Drita të njëmbëdhjetin. Të dy ekipet kanë nga 13 pikë.

Edhe paraqitja në fushë ka dëshmuar se bëhet fjalë për skuadra të fundit të tabelës. Gjithsej janë krijuar tri raste për gol.

Në pjesën e parë seriozisht kanë rrezikuar vetëm vendasit. Në minutën e 22-të Almedin Murati tentoi të realizojë me parabolë, por topi shkoi mbi portë.

Më shumë nuk u tregua as në pjesën e dytë. Drita provoi kryesisht me goditje nga distanca, ndërsa “xehetarët” rastin e kërkonin me kundërsulme. Në minutën e 75-të Shpëtim Babaj i Trepçës provoi nga një goditje dënimi, por pa sukses.

Në minutat e fundit u përjashtua trajneri i Trepçës, Ajet Shosholli, për shkak të fjalosjes me arbitrin anësor.

“Luajtëm ndaj një kundërshtari që gjatë gjithë kohës u mbrojt. Ne u përpoqëm që të bënim diçka më shumë por ishte e pamundur. Tani na mbetet që në javët e ardhshme të vazhdojmë të përmirësohemi ende”, ka thënë trajneri i Dritës, Afrim Shahini.

Ndërkohë, Ajet Shosholli, është ndarë i kënaqur me pikën e fituar.

“Për shkak të pozitës në tabelë e kemi pritur të jetë një ndeshje e vështirë. Mund të them që rezultati ishte pasqyrë reale e lojës pasi asnjëra skuadër nuk pati diçka më shumë. Nuk e kam shprehi të flas për referim, por siç duket këta e kanë të vështirë të dallojnë ngjyrat dhe kjo po ua vështirëson punën”, ka thënë Shosholli.

© KOHA Ditore

Sulmuesi Agon Mehmeti me Malmon ka fituar të dielën Superkupën e Suedisë në futboll. Malmo e mposhti Elfsborgun me penallti me rezultatin 5:4, pasi ndeshja u mbyll me shifrat 2:2. Mehmeti ishte startues dhe u zëvendësua në minutën e 22të për shkak të një lëndimi. Te Elfsborgu luajti Arbër Zeneli deri në minutën e 78-të.

Në stol te kjo skuadër qëndroi Liridon Gashi.

Malmo është kampione e Suedisë, ndërsa Elgsborgu ka fituar Kupën. Malmo po paraqitet edhe në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.