Lideri merr pikë në Pejë

Koha Ditore - - SPORT - Shkodran Nikçi

PEJË, 9 NËNTOR - Besa ka dërguar dy herë topin në rrjetë. Një herë këtë e bëri në portën e kundërshtarit, Ferronikelit, e një herë në portën e vet. Kjo bëri që ndeshja e luajtur të dielën në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë të mbyllet me shifrat 1:1. Takimi Besa - Ferronikeli i takoi javës së 14-të të Kampionatit të Kosovës në futboll.

Një pikë skuadra nga Drenasi e siguroi falë autogolit të shënuar nga Fidan Hasani, gjashtë minuta pa përfunduar ndeshja. Pas një krosimi jo shumë premtues nga krahu i majtë, Hasani u mundua të ndal topin dhe e dërgoi atë në portën e tij.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 51-të. Mensur Duraku realizoi nga afër, pasi më parë goditjen e tij nga pika e bardhë e ndali portieri i Ferronikelit Granit Kolshi. Por Duraku vrapoi më së shpejti dhe dërgoi topin në rrjetë.

Ferronikeli mbetet lider me 26 pikë, ndërsa Besa është e shtata me 20 pikë.

“Barazimi është sukses shumë i madh, sidomos për faktin se ekipi mbeti me 10 lojtarë dhe barazoi shifrat. Në momentin me të keq mbetëm me një lojtar më pak. I përgëzoj lojtarët, sepse është meritë e tyre. Ka qenë një barazim i sakrificës”, ka thënë trajneri i Ferronikelit, Gani Sejdiu.

Në minutën e shtatë Kastriot Rexha i vendasve dërgoi topin në portë, por arbitri dha shenjë për pozitë jashtë loje. I pakënaqur me vendimin e tij ishte ndihmëstrajneri i Besës, Astrit Imami, që reagoi dhe u përjashtua. Gjatë pushimit arbitri Genc Nuza përjashtoi edhe kryetrajnerin e Besës, Arbnor Morina.

Besa ka dominuar në fushë, sidomos në pjesën e dytë, që nisi me një traverse të goditur nga sulmuesi Rexha. Në minutën e 50-të Florent Qorraj u ndal në zonë dhe arbitri tregoi në pikë të bardhë. Nga ajo penallti erdhi goli për 1:0.

Nuk vonoi shumë dhe mysafirët mbetën me dhjetë lojtarë në fushë, pasi për shkak të dy kartonëve të verdhë u përjashtua Qëndrim Krasniqi.

Në fund të ndeshjes pas një dueli në zonë, i lënduar mbeti Fidan Gërbeshi i Ferronikelit që me autoambulancë u dërgua në spital. Gjendja e tij në mbrëmje ishte stabile.

“Nuk është lëndim serioz. Ai po

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.