Amerikanët udhëheqin Trepçën drejt fitores së re

Koha Ditore - - SPORT -

jtarëve, Ylli nuk ia doli të përcjellë me pikë Trepçën.

Për Trepçën, që ndeshjet si vendas po i luan në Drenas, ishte fitorja e pestë, ndërsa për Yllin humbja e pestë.

Trajneri i Trepçës, Ilir Selmani, është ndarë i kënaqur me fitoren e arritur. Ai thotë se çereku i katërt ishte vendimtar.

“Patëm probleme gjatë periudhës së dytë dhe tretë, pasi nuk arrinim ta gjenim lojën tonë, por në çerekun e fundit ne u forcuam në mbrojtje dhe me një sulm efikas arritëm ta fitojmë ndeshjen. Jam i lumtur me këtë fitore, kur dihen problemet nëpër të cilat po kalojmë”, ka thënë Selmani.

Për skuadrën e Trepçës më i miri ishte qendra Antony Thompson që realizoi 33 pikë e tetë kërcime, kurse 27 pikë e 14 asistime i pati Ken

ETC Superliga - VII

Brown. Samir Zekiqi ndeshjen e mbylli me 16 pikë.

Te skuadra e Yllit koshashënuesi më i mirë ishte Urim Zenelaj që shënoi 19 pikë, derisa me nga 13 pikë ndeshjen e mbyllën Najee White e Charles Hammork.

Skuadra e Yllit ia doli të kalojë në epërsi në fund të çerekut të tretë, 54:52, por më pas amerikanët Thompson e Brown me disa shënime rresht kthyen epërsinë e vendasve që në çerekun e katërt nuk u rrezikua.

Trajneri i Yllit, Agron Berisha ka thënë se skuadra e tij ka treguar cilësi në dy ndeshjet e fundit.

“Ylli është një skuadër e re. Jemi komponuar për një kohë të shkurtër, mirëpo në dy ndeshjet e fundit kemi treguar se jemi skuadër për t’u respektuar”, ka thënë Berisha.

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, i ka dhënë një fanellë të firmosur një vajze pesëvjeçare që e qëlloi me top gjatë barazimit 2:2 të së shtunës që skuadra e tij e arriti në udhëtim ndaj Queens Park Rangers, përcjell BBC të dielën. Mesfushori në mesin e pjesës së parë gjuajti jashtë portës dhe e qëlloi në fytyrë Chloe Powerin, një pronare e biletës sezonale të QPR-së për dy vite. Pas ndeshjes Toure i dha fanellën e vet të nënshkruar Chloet dhe shkroi “më fal” në të. Toure po ashtu në “Twitter” u shpreh i lehtësuar që Chloe është mirë. Ndërkohë edhe skuadra QPR i dha një fanellë të nënshkruar Chloet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.