Takimet e përmuajshme të Francesco Florit me ndërmjetësuesin

Koha Ditore - - FAQE 1 - Vehbi Kajtazi

“Pas pak fjalëve hyrëse, zoti Ejupi shprehu arsyen e kërkesës së tij për takim. Ai më tha se gruaja e tij ishte mikeshë me gruan e zotit Ilir Tolaj, dhe se familja e zotit Tolaj po habitej pse, pavarësisht pagesës prej 50.000 eurosh, zoti Tolaj ende është në paraburgim”, kishte dëshmuar ish-gjyqtari Francesco Florit në një deklaratë që ia kishte dhënë prokurores Maria Bamieh

PRISHTINË, 11 NËNTOR – Ish-kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, e ka pranuar se Ejup Kamberi i kishte ofruar ryshfet. Florit, gjyqtar shumëvjeçar i UNMIK-ut dhe më vonë i EULEX-it, e ka pranuar se me Kamberin takoheshin të paktën një herë në muaj dhe se bisedat nuk zgjasnin më shumë se pesë minuta.

Në një deklaratë të shkurtër që Florit ia kishte dhënë prokurores Maria Bamieh që mban datën 28 qershor 2012, ai i kishte “sqaruar” raportet me Kamberin, i cili bazuar në përgjimet telefonike të hetimeve në rastin Ilir Tolaj kishte rënë në përgjim në cilësi të ndërmjetësuesit për të mbyllur raste penale në këmbim të ryshfetit.

Posa kishte rënë në përgjim të Task Forcës kundër korrupsionit dhe raporti i kishte shkuar prokurores Maria Bamieh, ajo e kishte thirrur Floritin për të dhënë deklaratë për këtë.

“Unë këtu raportoj episodin që ka ndodhur dje, më 27 qershor 2012. Një person i njohur për mua si profesor Ejupi më ka thirrur në telefon në dhjetë të mëngjesit, duke kërkuar takim urgjent”, kishte shkruar Francesco Florit.

Njëri prej drejtuesve më të lartë të EULEX-it nga komponenti i drejtësisë kishte thënë se Kamberi e kishte telefonuar edhe ditëve të mëhershme me kërkesa të ngjashme. Ai e kishte dhënë edhe numrin e telefonit nga i cili kishte telefonuar ndërmjetësuesi në të paktën dy raste të mëdha korrupsioni, siç janë Tolaj dhe ai Limaj. Florit e kishte pranuar në takim, në të cilin ai e kishte hapur këtë temë.

“Unë pranova ta takoja për shkak të ngulmit të tij dhe e pranova në vizitë disa minuta më vonë. I pranishëm në takim ishte edhe Adriatik Olloni, asistent administrativ në Gjykatën Supreme”, ka thënë ai.

“Pse nuk po lirohet Ilir Tolaj”

Florit është arsyetuar se pavarësisht prej komunikimit të drejtpërdrejtë shqip me Ejup Kamberin, sikur në rastet e mëhershme, kishte kërkuar praninë e Ollonit me qëllim, siç ka thënë ai, që ta ketë dëshmitar eventual të bisedës.

“Pas pak fjalëve hyrëse, zoti Ejupi shprehu arsyen e kërkesës së tij për takim. Ai më tha se gruaja e tij është mikeshë me gruan e zotit Ilir Tolaj, dhe se familja e zotit Tolaj po habitej pse, pavarësisht pagesës prej 50.000 eurosh, zoti Tolaj ende është në paraburgim”, kishte thënë Florit në këtë deklaratë që e ka gazeta “Koha Ditore”.

Ish-gjyqtari kishte thënë në këtë deklaratë se i ishte kthyer Ejup Kamberit se nuk kishte njohuri për rastin dhe se dëshironte që informacionet t’i jepeshin nëpërmjet avokatëve të tij tek gjyqtari kompetent.

“I thashë zotit Ejupi se nuk është profesionale, e përgjegjshme që një kërkesë e tillë më bëhet drejtpërdrejt mua si president i gjyqtarëve të EULEX-it dhe ia kujtova atij pozicionin e tij si profesor.

Preshevë, 11 nëntor - I pritur me flamujt kuqezi dhe me ovacione nga mijëra shqiptarë të Luginës së Preshevës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka porositur, të martën, gjatë ditës së dytë të vizitës historike në Serbi, se nuk do të lejojë asimilimin e shqiptarëve dhe se nuk ka arsye që shqiptarët

në këtë rajon të mos i gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse edhe serbët në veri të Kosovës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.