Vuçiq në dhjetor viziton “Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë”

Koha Ditore - - ARBËRI -

GRAÇANICË, 11 NËNTOR - Derisa Edi Rama, pas qëndrimit në Luginën e Preshevës, përmbylli vizitën e tij në Serbi, duke u kthyer në Tiranë nëpër Kosovë, Graçanica tashmë është “stolisur” me pankartat që paralajmërojnë vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë. Duke iu referuar Kosovës si “AP KiM”, që përkthyer në shqip është shkurtesa e fjalisë “Krahina Autonome Kosova dhe Metohia”, pankartat paralajmërojnë vizitën e Vuçiqit për muajin dhjetor, edhe pse zyrtarisht askush nuk mund të konfirmojë se ka një plan që kreu i Qeverisë serbe të qëndrojë në Kosovë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.