Rama pritet si hero në Prizren

Koha Ditore - - ARBËRI - Fisnik Minci

Pas vizitës në Serbi, kryeministri shqiptar, Rama, në Prizren ka takuar ministrin e Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj

PRIZREN, 11 NËNTOR – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë kthimit nga vizita dyditore në Serbi është pritur si hero në Kosovë. Gjatë rrugës ai është ndalur në Prizren, me ç'rast ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shtruar një darkë si shprehje e falënderimit për qëndrimin e shefit të Ekzekutivit shqiptar të shprehur në Beograd.

Ditë më parë, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lideri shqiptar ka nënvizuar se "Kosova e pavarur, e njohur deri tani nga 108 vende të ndryshme të botës dhe e mbështetur nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, është një realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm rajonal dhe evropian", dhe ka ftuar homologun e tij që të ndryshojë perceptimin që ka mbi këtë realitet.

"Le të jemi të vërtetë deri në fund, pavarësia e Kosovës e ka bërë Ballkanin më të qëndrueshëm, i ka dhënë më shumë qartësi, perspektivës evropiane të rajonit dhe e ka kthyer në strategjik bashkëpunimin mes shqiptarëve në tërësi dhe serbëve në veçanti. Çdo perceptim i ri i Serbisë ndaj këtij realiteti është më shumë sesa i mirëpritur prej nesh", pati thënë Rama në Beograd.

Pos shefit të diplomacisë kosovare mirënjohjen për këtë qëndrim e kanë shprehur edhe qytetarët prizrenas. Qindra sish kanë dalë në rrugë për të përshëndetur kthimin e tij nga kryeqendra serbe. Madje, një fëmijë i mbështjellë me flamurin shqiptar ka arritur që t'ia japë një dhuratë modeste. E zyrtarë nga Kryeministria shqiptare kanë bërë të ditur se ky emocion ka qenë i pranishëm përgjatë gjithë rrugës së përshkuar brenda territorit të Kosovës.

Ndërkohë vetë Edi Rama ka vendosur që të qëndrojë i heshtur. Ai nuk e ka dhënë asnjë deklaratë në Prizren. Pas darkës, ku kanë qenë të pranishëm politikanë, diplomatë e biznesmenë ai ka marrë udhën për në Tiranë. Paraprakisht gjatë ditës në një adresim në Preshevë pati shprehur zotimin se ai dhe Qeveria shqiptare nuk do të reshtin "së punuari për të rilindur Shqipërinë, por edhe për të rilindur shpresat dhe besimin e çdo shqiptari, kudo ku ai jeton". Rama ka shtuar se bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë cilido qoftë kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të "harrojë për asnjë moment se liria dhe të drejtat e çdo shqiptari, kudo ku jeton, janë të paprekshme dhe si të tilla duhet t’i mbrojë pavarësisht vështirësive që ka mbrojtja e tyre dhe pavarësisht pengesave që gjejmë së bashku, në rrugën për t’i garantuar ato".

"Në takimin kokë më kokë me kryeministrin Vuçiq, ia kam bërë shumë të qartë se ne shqiptarët nuk jemi në një betejë të përbashkët për ndonjë Shqipëri të madhe, por jemi në një betejë të përbashkët për një Evropë të madhe, që ka vend për të gjithë shqiptarët dhe që duhet të përfshijë të gjithë shqiptarët, sigurisht, bashkë me të gjithë të tjerët. Kush e dëshiron këtë, njësoj si ne, nuk duhet të lejojë që kushtet e vështira, që pengesat e pafundme, që sjelljet diskriminuese t’i shtyjnë njerëzit në një drejtim krejt tjetër. Drejtimi i së ardhmes është drejtimi i lirive dhe të drejtave të barabarta për çdo qytetar të Evropës", ka theksuar Rama, duke kërkuar bashkimin e të gjithë faktorit shqiptar në Luginë, për t'i adresuar problemet reale.

Këto paraqitje të tij, e veçanërisht ajo në Beograd, u kanë pëlqyer zyrtarëve të lartë të Qeverisë së Kosovës. Pasi ka përcjellë mysafirin e tij, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka pranuar se e ka falënderuar Ramën në emër të kryeministrit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.