Takimet e përmuajshme të Francesco Florit me ndërmjetësuesin

Koha Ditore - - ARBËRI -

“Pas pak fjalëve hyrëse, zoti Ejupi shprehu arsyen e kërkesës së tij për takim. Ai më tha se gruaja e tij ishte mikeshë me gruan e zotit Ilir Tolaj, dhe se familja e zotit Tolaj po habitej pse, pavarësisht pagesës prej 50.000 eurosh, zoti Tolaj ende është në paraburgim”, kishte dëshmuar ish-gjyqtari Francesco Florit në një deklaratë që ia kishte dhënë prokurores Maria Bamieh

Nuk mora kurrfarë përgjigje prej tij, dhe menjëherë i kërkova pa asnjë diskutim të mëtejshëm të dilte prej zyrës time”, ka deklaruar ai.

Florit ka thënë se këto rrethana ia referon prokurores së rastit me qëllim se mos i hynin diçka në punë.

“Unë shtoj se e takova zotin Ejupi në rastet e mëhershme gjithnjë me kërkesë të tij që nga muajt e fundit të vitit 2011, përafërsisht një herë në muaj. Takimet tona asnjëherë nuk kanë zgjatur më shumë se pesë minuta dhe me përjashtim të rastit të parë, ato takime gjithnjë janë mbajtur në prani të një dëshmitari, një anëtari të stafit të zyrës sime”, ka thënë ai.

“Në takimin e parë, ai më kërkoi takim me arsyetimin për të folur me mua për rastin e Fatmir Limajt, të cilën natyrisht se e refuzova”, ka thënë Florit.

Por, pas kësaj kërkese ai e kishte takuar disa herë atë. Për këtë është arsyetuar se ishte treguar naiv.

Letrat në Bruksel

Për të gjitha këto dyshime, si dhe ato kundër kryeprokurores së EULEX-it, Jaroslava Novotna, dhe kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Jonathan Ratel, EULEX-i nuk kishte kryer ndonjë hetim serioz. Në vend të hetimeve për korrupsion, eprorët e prokurores Maria Bamieh kishin nisur procedura kundër saj. Madje, kur kishte ndryshuar mandati i EULEX-it, prokurorët kishin aplikuar sërish. Në panel për përzgjedhjen e tyre kishin qenë Reroslava Navotna, bashkëvendësi dhe miku i saj, gjyqtari Vladimir Mikula. Ata nuk e kishin zgjedhur Maria Bamieh më për prokurore të EULEX-it në Kosovë, ani se ajo këtu ishte qysh para ardhjes së EULEX-it.

Pretendimet për diskriminim Bamieh i ka adresuar para shumë kohësh në EULEX dhe në Bruksel. Në një e-mail që ajo ua kishte shkruar eprorëve kishte renditur një varg argumentesh se si prokurorë ishin bërë njerëz pa kualifikime të nevojshme dhe ishin eliminuar profesionistët.

“Është e qartë se një kandidat ishte oficer ligjor, që ishte mik, dhe jetonte në të njëjtën banesë me Jonathan Ratelin, dhe ai është bërë prokuror pa asnjë ditë përvojë pune si prokuror, dhe askujt nuk i ra në sy kjo punë”, kishte shkruar Bamieh.

“Tani ky emërim jo vetëm që nuk është ligjor dhe në kundërshtim me atë që përnjëmend po më tregoni të harroj këtë punë se ka ndodhur para shumë kohësh dhe se duhet ta harrojmë, por unë nuk jam e përgatitur për një gjë të tillë”, ka shkruar ajo.

“Veçanërisht për shkak se si rezultat i këtyre veprimeve të menaxherëve do të humb pozitën time, sepse duan të më heqin qafe, dhe ata që nuk kanë bërë dhe që vazhdojnë të mos bëjnë asgjë për ta ndalur këtë punë, me sa e di unë, po bashkëveprojnë me ta. Premtimet që m’i keni dhënë tani po dalin të pakuptimshme”.

Bamieh u kishte shkruar letër shumë zyrtarëve të BE-së, në Kosovë dhe në Bruksel, përfshirë edhe shefin e sektorit ekzekutiv në EULEX, Mats Mattsson, pastaj Hannelore Valier, shefe e Zyrës së resurseve humane, drejtorit të operacioneve civile, Ken- neth Deane, Thomas Muehlmann, shef i stafit të EULEX-it, Joelle Vachter – zëvendësshefe e EULEXit, Bernd Borchardt, ish-shef i EULEX-it, etj.

Letrën prokurores Bamieh ia kishte kthyer shefi i sektorit ekzekutiv në EULEX, Mats Mattsson, për të cilin ajo thotë se është mik i Jonathan Ratelit. Në këtë letër ai i kishte hedhur poshtë pretendimet e saj.

“Pretendimi juaj se ka pasur disa keqpërdorime kur misioni punësoi disa prokurorë britanikë,procesi ose vrojtimi nëse vlerësimet ose vendimet janë bërë në kundërshtim me rregullat prej panelit, janë diçka e paqartë për mua, në mënyrë të veçantë nëse paneli ka bërë vlerësim disa vjet më parë”, kishte shkruar Mattsson. Shumë panele të ndryshme kanë qenë të përfshira dhe ato i ka rekomanduar shefi i misionit. Shefi i misionit pastaj i ka emëruar personat”, i ishte përgjigjur ai. Në këtë letër ai shkruan se nëse janë bërë gabime, duhet të shihet a janë të qëllimshme ose të paqëllimshme.

“Çështja tjetër është nëse ka pasur arsye të bazuar për përjashtime prej rregullave ose parimeve të përgjithshme, të cilave u referoheni ju. Tani për tani këtë nuk e kam të qartë”, kishte shkruar ai.

Mattsson ka shkruar se kur emërohet dikush, kjo punë duhet të bëhet sipas rregullave. “Megjithatë, ju nuk jeni personalisht për farë vendimi, apo po gaboj unë në këtë drejtim? Nëse nuk jeni prekur prej këtij vendimi, ju vetëm po e drejtoni gishtin nga gabimet e bëra, apo jo”, është përgjigjur ai.

“Ma ha mendja se kjo duhet të analizohet prej njësitit të duhur në mision dhe ky duket se është OCOS-i dhe Zyra e Jarmos. Andaj këtë do t’ia dërgoj OCOS-it për çfarëdo veprimi, që nëse ka ndonjë, mund të gjejë kjo zyrë për të ndërmarrë nëse është e domosdoshme”.

Bamieh nuk ishte ndalur. Kishte paralajmëruar se do ta njoftonte Zyrën e Bashkimit Evropian kundër mashtrimeve (OLAF) në Bruksel. Këtë e kishte bërë. Ajo pretendonte se gjithë kjo histori kishte të bënte me faktin e denoncimeve për korrupsion, që u kishte bërë Francesko Florit dhe Jaroslava Novotnës. Ajo insistonte që të kryheshin hetime kundër të dyshuarve për korrupsion.

“Po bashkëngjis letrën elektronike që ia dërgova autoritetit tim të dytë në komandë për këtë punë, që e ka bërë të qartë qëndrimin. Ju lus, gjithashtu, të konfirmoni nëse ka pasur ndonjë hetim për sjelljen e Jaroslava Novotnas në lidhje me përgjimet ose nëse është vetëm gjyqtari Florit ai që po hetohet”, kishte shkruar ajo.

Prokurorët pa përvojë

Por Bamieh nuk është ndalur. Ka denoncuar zgjedhjen e prokurorëve pa i përmbushur kriteret me emra dhe mbiemra. Ka përmendur Claudio Palan, si prokurore e pakualifikuar. Ajo në Itali kishte punuar si agjente. Ka akuzuar Jonathan Ratelin se kishte punësuar prokuroren Diana Wilsion pa kualifikime.

“Puna e saj në Marinë nuk kishte lidhje me punë prokurorie... Nëse kështu do të shkojë i gjithë procesi (duke i marrë gjithë vitet e përvojës së punës dhe nxjerrjen e një supozimi) neve na duhet dëshmi se përvoja e tyre përfshinte 99 për qind punë në agjenci prokurorie”, ka thënë ajo. Pa përvojë si prokurorë ka thënë se janë edhe Andrew Carney dhe Martin Hackett.

Joelle Black, sipas saj, ishte avokate trajnere më 2008 dhe zor se i ka pesë vjet përvojë si avokate, e lëre më përvojë të plotë si prokurore. Bamieh thotë se nuk është e qartë nëse ajo ka qenë ndonjëherë në listën e ndonjë agjencie prokurorie.

Salma Yousef, ndërkaq, ka thënë se ende po e vazhdonte përfundimin e saj si trajnere ligjore më 2008/2009. Përvoja i ishte llogaritur vetëm atëherë kur ishte emëruar prokurore e kualifikuar me vend pune të përhershëm.

“Duke iu dhënë njerëzve mundësi punësimi me shkelje flagrante të rregullave ka erë korrupsioni, në rastin më të mirë është nepotizëm, që nuk zë vend në asnjë organizatë të Sundimit të Ligjit, veçanërisht kur ne jemi munduar dhe po mundohemi të inkurajojmë procedura meritore për përzgjedhje për vendësit dhe të injorojmë këtë në radhët tona”, ka shkruar prokurorja Bamieh. “Ju mund ta përfshini përvojën e fituar në mënyrë ilegale që e kanë krijuar prej se kanë ardhur në EULEX, por përvoja, para së gjithash, duhet verifikuar, e jo të supozohet”.

“Të preferuarit” e Jonathanit dhe të Jaroslavës

Bamieh thotë se Jonthan Ratel dhe Jaroslava Novotna kanë shkelur rregullat për të punësuar njerëzit që dëshironin t’i kishin në zyrë. Ajo thotë se kjo çështje duhet të hetohet drejt dhe të stopohet.

Sipas prokurores Bamieh, shkelja e rregullave në këtë mënyrë në Afganistan do të printe drejt një hetimi zyrtar dhe largimi nga puna.

“Kam rezultatet e shumë hetimeve të tilla në Afganistan, që janë publikuar. Nëse duhet të bëhet ndonjë devijim prej këtyre rregullave, atëherë kjo duhet të bëhet me hartimin e një dokumenti për të hequr dorë prej kësaj mënyre nëpërmjet konsultimit me të gjitha shtetet anëtare”.

Ajo ka insistuar të dijë se pse puna e saj në Kosovë si prokurore është varur nga dy njerëzit që i kishte denoncuar për korrupsion.

“Ju lutem ma shpjego si ka mundësi që Jonathan Ratel dhe Jaroslava Novotna mund të dominohen në këtë panel, kur unë kam nxjerrë informacione me ankesa kundër të dyve”, ka pyetur ajo.

“Kjo është dizajnuar, meqë ju e dini fort mirë se ua keni dërguar tinëz emailat e mi Jonathan Ratelit dhe të gjithë prokurorëve në ekipin tonë, duke e ditur se isha ankuar për disa prej tyre, meqë nuk ishin të kualifikuar sipas Ligjit të SPRK-së këtu. Nëse vazhdoni kështu, do t’jua përmend personalisht emrin në çfarëdo pretendimi që sjell kundër EULEXit”, i kishte shkruar Bamieh, Mats Mattssonit, duke paralajmëruar se çështjen do ta dërgonte në Zyrën Kundër Mashtrimeve (OLAF) në Bruksel.

© KOHA Ditore Nesër: Çfarë ankese kishte bërë Maria Bamieh në Zyrën Kundër

Mashtrimeve në Bruksel? Sa zyrtarë dhe për çfarë shkeljesh i kishte denoncuar ata? Çfarë baze për hetim u bë kjo ankesë

e prokurores Bamieh?

Dëshmia e ish-kryetarit të Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, Francesco Florit, për takimet që kishte pasur me Ejup Kamberin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.