Tmava: Prokurori Hughes na priti me këmbë mbi tavolinë

Koha Ditore - - ARBËRI - Dardane Neziri

Në fjalën përfundimtare të tre avokatëve, ata kanë thënë për klientët e tyre Bekim Blakaj, Jakup Blakçori dhe Ergyn Dogan, se prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë me prova atë që e ka përfshirë në aktakuzë. Seanca tjetër mbahet sot ku do të thonë fjalën

përfundimtare edhe avokatët e tjerë

PRISHTINË, 11 NËNTOR – Pas fjalës përfundimtare të prokurorit Andrew Hughes dhe të avokatit Nuhi Paçarizi, i cili mbron të akuzuarën kryesore në skandalin e pasaportave, Natali Velijaj, në seancën gjyqësore të mbajtur të martën, fjalën përfundimtare e thanë edhe tre avokatë të tjerë.

I pari që mori fjalën ishte avokati Bajram Tmava. Ai e mbron Bekim Blakajn, të akuzuarin tjetër për bashkëveprim në vjedhjen e 1.4 milionë eurove.

Para trupit gjykues, avokati Tmava e nisi fjalimin e tij me disa falënderime për prokurorin e çështjes, Andrew Hughes. Mirëpo, menjëherë pasoi me vërejtje rreth sjelljes së tij.

“Përshtypja që na pati krijuar prokurori kur ia patëm deponuar mbrojtjen tonë ka qenë shqetësuese. I ka pasur këmbët në tavolinë, pa ndonjë respekt për palët që ishin të ftuara. Nuk e kam ditë se nga cili vend vjen, por vetë një sjellje e tillë më ka bërë të mendoj se vinte nga SHBA-ja. Përshtypja e dytë që nuk ka qenë në rregull është se disa herë këtu në seancë ai në raport me Fisnik Blakajn ka përdorur fjalë që nuk përkojnë as me procedurën gjyqësore. Këtë e ka bërë edhe me klientin tim, Bekimin”, ka thënë ai.

Sipas Tmavës, pyetjet e prokurorit se çfarë raporti ka pasur Natali Velija me Betim Blakajn bien ndesh me dispozitat ligjore.

“Prokurori nuk ka arritur të provojë fajësinë e të mbrojturit tim për veprat që e ka akuzuar. Veprimet, fjala ime përmbyllëse është e bazuar në prova materiale. Veprimet e cilësuara në raport me Bekim Blakajn as për së afërmi nuk kanë provuar përfshirjen në vepra kriminale”, ka thënë ai.

Pas Tmavës, fjalën përfundimtare e ka thënë edhe avokati Skender Musa , i cili mbron të akuzuarin tjetër për përfshirje në skandal, Ergyn Dogani.

Ai ka thënë se i mbrojturi i tij nuk ka marrë pjesë në asnjërën nga veprat penale për të cilat është ngritur aktakuzë ndaj tij.

“Ne besojmë se prokuroria nuk ka dëshmi për ta dënuar atë. Të gjitha provat flasin për një realitet tjetër. Klienti im nuk ka qenë në dijeni për prejardhjen e atyre mjeteve”, ka thënë Musa.

Ndërkaq, avokati Naim Krasniqi, i cili mbron të pandehurin Jakup Krasniqi, ka thënë se pranimi i mallrave të vjedhura për çka akuzohet klienti i tij nuk është dëshmuar deri tash nga prokuroria.

“Mbrojtja e mban qëndrimin se paratë e transferuara ishin pronë legjitime e “EU Consulting”, për çka klienti im nuk ka pasur si ta dijë për to”, ka thënë ai.

Fjala e avokatit Krasniqi ka mbetur në gjysmë të martën dhe do të vazhdojë sot në seancën e radhës. Përveç tij, fjalën përfundimtare do ta thotë edhe avokati Mexhid Syla, i cili mbron të akuzuarin e dytë pas Velijajt, Fisnik Blakaj.

Në fjalën përfundimtare, prokurori i EULEX-it para një jave ka thënë se palë dëmtuese nuk janë vetëm MPBja e kompania austriake OeSD, por i gjithë populli i Kosovës.

“Sa shkolla do të mund të ndërtoheshin me ato e para e sa njerëz do të ushqeheshin...”, ka thënë prokurori Hughes.

Prokuroria beson se të gjithë të akuzuarit janë fajtorë dhe duhet të dënohen. Pos kësaj, prokurori ka kërkuar edhe konfiskim të pasurisë së të pandehurve.

Shuma e parave që i kanë shkuar Natali Veliajt, nënkontraktuese e MPB-së, është afër 1.5 milionë euro. Ato para ajo pastaj i ka shpërndarë te kompanitë, kryesisht ndërtuese, pronarë e menaxherë të të cilave janë të akuzuar në këtë rast. Prokurori ka sqaruar me një fjali këtë raport.

“Natali Veliaj i vjedh paratë, Fisniku i tregon ku duhet t'i dërgojë dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal i pranojnë paratë dhe i fshehin”, ka thënë prokurori para trupit gjykues.

Fjalën përfundimtare e ka mbështetur edhe përfaqësuesja ligjore e MPB-së, e cila ka thënë se komplet dëmi që i është shkaktuar kësaj ministrie është mbi 2 milionë euro.

Grupi i udhëhequr nga Natali Velija dhe Fisnik Blakaj akuzohet se shpërndante paratë nëpër një rrjet të kompanive private të ndërtimit që nuk paguanin obligimet ndaj shtetit. Aktakuza e ngritur ndaj grupit përshkuan se si qindra mijëra euro shpërndaheshin nëpër rrjetin e kompanive të tyre për të fshehur origjinën e parave.

Qëllimi i tyre, sipas prokurorisë, ishte:- “Të fshehin natyrën dhe origjinën e parave të vjedhura”.

Në aktakuzë thuhet se Natali Veliaj dhe Fisnik Blakaj themeluan e udhëhoqën grupin kriminal prej tetë vetash.

Grupi akuzohet për përfshirje në krim të organizuar në rastin e skandalit të kontratës së furnizimit me pasaporta të Ministria e Punëve të Brendshme nga kompania austriake OESD.

© KOHA Ditore

TIRANË, 11 NËNTOR - Ekstradohet drejt Beogradit shqiptari nga Presheva, Agron Nuredini, i arrestuar në Rinas gjatë kontrollit të pasaportave më 3 gusht të këtij viti. Ekstradimi i tij ndodh pikërisht kur kryeministri Edi Rama përfundoi vizitën në Preshevë ku një natë para kësaj vizite u raportua të ketë pasur incidente me shqiptarët atje dhe policisë serbe, për shkak të vendosjes së flamujve shqiptarë me rastin e vizitës së kryeministrit Rama.

Policia në Shqipëri deklaron se më datën 11.11.2014, në orën 15:00, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Tirana drejt Beogradit i shtetasit Afrim Nuredini, 38 vjeç, i lindur në Preshevë, Serbi. Mësohet se arrestimi i këtij shtetasi është kryer për shkak të trafikut të lëndëve narkotike.

“Gjykata e Beogradit me vendimin Nr.N.Okz1.br.2407/13, datë 11.06.2013, dhe Gjykata e Vranjës,

Sipas avokatit Bajram Tmava, pyetjet e prokurorit se çfarë raporti ka pasur Natali Velija me Betim Blakajn bien ndesh me dispozitat ligjore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.