Antikorrupsioni heton regjistrimet e shqiptarëve si boshnjakë

Koha Ditore - - ARBËRI - Salie Gajtani

PRISHTINË, 11 NËNTOR – Agjencia Antikorrupsion ka filluar hetimet në lidhje me dyshimet se pjesëtarë të komunitetit shqiptar kanë falsifikuar dokumentet e identitetit kombëtar, duke u bërë boshnjakë, me qëllim që të regjistrohen në Fakultetin e Mjekësisë si minoritete, për të cilat “Koha Ditore” ka raportuar para dy ditësh.

Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Antikorrupsion, ka deklaruar për gazetën se ata e kanë siguruar këtë informacion dhe kanë filluar trajtimin e tij. “Agjencia e ka siguruar këtë informacion më herët dhe ka filluar trajtimin e tij. Ne tashmë i kemi marrë disa veprime për të siguruar informata shtesë dhe do të veprojmë konform legjislacionit në fuqi”, ka thënë Preteni në një përgjigje të shkurtër dhënë gazetës përmes postës elektronike.

Ai ka thënë se në këtë fazë nuk

Derisa Agjencia Antikorrupsion ka konfirmuar fillimin e hetimeve në lidhje me këtë rast, Rektorati i UP-së ka dalë me sqarime shtesë rreth tij, duke thënë se kanë qenë vetë drejtuesit e Ministrisë së Arsimit ata që i kanë kërkuar Rektoratit, që dëshmitë mbi përkatësinë etnike të kandidatëve që kanë konkurruar si pjesëtarë të minoritetit boshnjak, të merren vetëm nga zyrat e komu

niteteve, e jo edhe nga partitë politike, siç kishin kërkuar përfaqësues politikë të minoritetit boshnjak

mund të flasin asgjë më shumë në lidhje me hetimet rreth këtij rasti. “Kjo është e tëra që mund të themi në këtë fazë, dhe për ‘fatin final’ të këtij rasti, do të informoheni me kohë”, tha Preteni.

Ndërkohë, Rektorati i Universitetit të Prishtinës ka dhënë sqarime shtesë për opinion në lidhje me këtë rast, duke thënë se kanë qenë vetë drejtuesit e Ministrisë së Arsimit ata që i kanë kërkuar Rektoratit, që dëshmitë mbi përkatësinë etnike të kandidatëve që kanë konkurruar si pjesëtarë të minoritetit boshnjak, të merren vetëm nga zyrat e komuniteteve.

Kjo ishte bërë pas kërkesave nga vetë komuniteti boshnjak që këtyre kandidatëve duhet t’u kërkohen sa më shumë dëshmi rreth përkatësisë së tyre etnike, e në mesin e tyre edhe vërtetime nga subjektet politike boshnjake.

Drejtuesi i partisë boshnjake “Vakat”, Xhezair Murati, ka thënë për gazetën se ata i kishin rekomanduar UP-së që pos dokumenteve të tjera që u kërkohen kandidatëve të përkatësisë boshnjake për regjistrimin në këtë Universitet, t’u kërkohen edhe vërtetime shtesë nga partitë politike boshnjake, si dëshmi se ata vërtet i takojnë këtij minoriteti.

Murati ka theksuar se për shumicën e fakulteteve të universitetit publik “Hasan Prishtina”, me vendim të organeve kompetente ekzistojnë vende të rezervuara për studentët pjesëtarë të bashkësive pakicë, të cilat jetojnë në Kosovë, e ku bën pjesë edhe bashkësia boshnjake.

Por, sipas tij, “me rastin e regjistrimit të studentëve në vitin e ri akademik 2014-15 është bërë shkelje flagrante e të drejtave të njeriut nga udhëheqjet e fakulteteve, por dhe nga Rektorati i Universitetit, pasi që në vendet e rezervuara për kandidatët e bashkësisë boshnjake janë pranuar kandidatët e bashkësisë shumicë, asaj shqiptare”. Murati ka thënë se krejt kjo është bërë përmes falsifikimit të dokumenteve, ku shqiptarët janë paraqitur si boshnjakë, përmes disa vërtetimeve që nuk dihet se si janë marrë.

Të martën, UP-ja, duke iu përgjigjur këtyre akuzave, ka thënë se “për të shmangur keqinterpretimet lidhur me pranimin e studentëve të komuniteteve pakicë në Kosovë, sqarojmë se rektori ka marrë kërkesë nga zëvendësministri i Komuniteteve, Usmen Baldzi, që dëshmia mbi përkatësinë nacionale duhet të merret vetëm në zyrat e komuniteteve, dhe jo nga partitë politike, për shkak të konstatimit të keqpërdorimeve”.

Në sqarimin e Rektoratit dërguar gazetës pastaj shkruan se “edhe pas zbatimit të kësaj kërkese, rektori përsëri u njoftua nga zëvendësministri i Komuniteteve që edhe zyrat e komuniteteve kanë bërë keqpërdorime”.

Aty sërish është përsëritur deklarata e dhënë edhe më parë se “nuk është në kompetencat e Universitetit të merret me vërtetimet e dokumenteve për përkatësinë kombëtare, pasi që me këtë duhet të merren organet shtetërore”.

UP-ja gjithashtu bën të ditur se me qëllim që të lehtësojë mundësinë e pranimit të studentëve të komuniteteve të tjera që jetojnë në Kosovë dhe të shmangë situata të tilla në të ardhmen, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, premton që nga viti i ardhshëm akademik testet pranuese do të përkthehen në gjuhët përkatëse (të secilit komunitet). Kjo, pasi që ka pasur ankesa se kandidatët boshnjakë kanë pasur telashe gjatë provimit pranues, për shkak se testet kanë qenë vetëm në gjuhën shqipe.

© KOHA Ditore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.