Ekstradohet drejt Beogradit shqiptari nga Presheva

Koha Ditore - - ARBËRI - Bashkim Shala

Interpol Tirana ka ekstraduar për në Beograd Afrim Nuredinin, i dënuar me

pesë vjet burg nga Gjykata e Beogradit

me vendimin Nr.No.K.br210/10, datë 09.09.2013 e kanë dënuar me 5 vjet për veprën penale të ‘Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike’ dhe me 3 muaj burg për kryerjen e veprës penale të falsifikimit të dokumenteve”, thuhet në deklaratën e policisë.

Ndërkohë që zyrtarë të Drejtorisë së Policisë Shtetit në Shqipëri bëjnë të ditur se arrestimi i Afrim Nuredinit ka rezultuar pozitiv në sistemin TIMS, prandaj është ndaluar më 3 gusht në Rinas. Sipas zyrtarëve, sistemi TIMS është i barabartë për të gjithë shtetasit e Evropës ku policia kufitare shqiptare nuk mban asnjë qëndrim politik, fetar apo shoqëror.

Ndërkohë që edhe shumë persona nga Kosova, duke përfshirë edhe veprimtarë politikë janë shpallur në kërkim nga Interpoli serb me të cilën Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi. Mirëpo i gjithë sistemi TIMS është i lidhur me qendrën e Interpolit që gjendet në Lion të Francës. Kjo qendër kontrollon përmes një serveri të gjithë hyrjedaljet e shtetasve dhe automjeteve dhe automatikisht regjistron ato që rezultojnë “pozitiv” për të cilët kërkon llogari deri në ekstradimin e tyre, ndërkohë që për automjetet i kërkon ato fizikisht. Të njëjtin veprim, Qendra e Interpolit në Lion të Francës aplikon edhe për të kërkuarit nga Serbia, ku shteti serb i ka shpallur në kërkim duke futur në listat e Interpolit shumë prej figurave të luftës së UÇK-së që sot janë në majën e piramidës së pushtetit të Kosovës.

Megjithëse Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Serbinë, personat që rezultojnë “pozitiv” në TIMS duhet të ndalohen për një periudhë 40-ditore deri në përfundim të procedurave të hetimit. Kjo procedurë nuk është aplikuar në asnjë rast në Shqipëri për figurat e luftës së Kosovës të kërkuara nga shteti serb.

© KOHA Ditore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.