Sindikalistët i japin kohë shtesë menaxhmentit të KEDS-it për rritjen e pagave

Koha Ditore - - ARBËRI - Visar Prebreza

Edhe një muaj kohë do ta ketë menaxhmenti i KEDS-it për t’i plotësuar kërkesat për rritjen e pagave për 170 euro të punëtorëve. Këtë kohë shtesë, Sindikata ia ka dhënë për t’i ofruar mundësi që kërkesat të plotësohen pa hyrë në grevë të përgjithshme

PRISHTINË, 11 NËNTOR – Sindikata e Punëtorëve të KEDS-it i ka dhënë kohë edhe një muaj menaxhmentit për plotësimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave. Këtë kohë shtesë e kishte kërkuar bordi ekzekutiv i KEDS-it në procesin e negocimit me këshillin grevist. Punëtorët e KEDSit fillimisht kanë kërkuar që pagat të rriten për 120 euro në mënyrë lineare. Kjo kërkesë ishte rritur në 170 euro, pas grevës treditore të mbajtur nga punëtorët e KEDS-it.

Kryetari i Sindikatës së KEDS-it, Fehmi Pajaziti, ka thënë se i kanë dhënë kohë shtesë me qëllim që t’i jepet përparësi dialogut. Ai tregon se sindikalistët nuk i dëshirojnë grevat e protestat, por janë të shtyrë nga ngurtësia e menaxhmentit për plotësimin e kërkesave të tyre.

Komisioni qendror i grevës i ka dhënë afat shtesë për ndërmjetësim deri më 10 dhjetor të vitit 2014. Ky prolongim i afatit për të hyrë në grevë, sipas Pajazitit, dëshmon se Sindikata respekton dhe çmon punën dhe angazhimin si dhe integritetin profesional të ndërmjetësit të pavarur të licencuar dhe beson në punën e tij të pavarur.

Pajaziti ka thënë të mos jetë në dijeni nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike i ka vënë ndonjë kufizim KEDS-it për mosrritjen e pagave. Por, ai ka bërë të ditur se në KEDS janë ulur shumë shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes që nënkupton se një pjesë e mjeteve që janë kursyer mund të barten në fondin për pagat.

“Ka ende mundësi që të ulen shpenzimet operative. Pa e dëmtuar fare kompaninë dhe pa ndikuar në tarifa ka mundësi që këto kërkesa tona të bëhen realitet, sepse ne e shohim se jemi brenda... kostoja e rritjes së pagave për një vit është 3.8 milionë euro”, ka thënë Pajaziti.

Ndërmjetësi si institucion i njohur nga Ligji mbi grevat është duke u aplikuar për herë të parë me rastin e mospajtimeve në mes të menaxhmentit të KEDS-it dhe Sindikatës për rritjen e pagave. Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, ka thënë se nëse gjatë këtij muaji nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve, atëherë do të hyhet në grevë të përgjithshme.

“Ne i kemi dhënë gjithmonë mundësi dialogut, pasi edhe pas çdo greve prapë duhet të ulemi e të arrijmë marrëveshje. Pra ne dëshirojmë që marrëveshja të vijë pa pasur nevojë të vijë te ajo që ne nuk e dëshirojmë, por nëse vjen deri te ajo atëherë do të pësojmë të gjithë, e edhe populli sepse ne do ta bllokojmë”, ka thënë Arifi.

© KOHA Ditore

Kjo e tregon më së miri edhe mospunën e institucioneve tona, kur baba më ka qëndruar dy vjet në Morgun e Prishtinës dhe më krijoheshin pengesa për ta nxjerrë”, ka theksuar i biri i Hamdiut të ndjerë. “Familja jonë nuk e ka bërë këtë veç për vete, por për t’i nxitur edhe familjarët e tjerë që kanë pasur viktima gjatë luftës, por edhe vetë shtetin që t’i hapë sytë dhe të denoncojë secilin kriminel lufte që ka bërë krime në Kosovë”.

Me këtë dënim nuk është pajtuar Latif Mehmeti, kryetar i shoqatës për persona të zhdukur dhe viktima të luftës, “Përkorë”.

“Mendojmë se dënimi është simbolik dhe po ashtu nuk është bërë për krime lufte, që për ne është e papranueshme. Megjithatë, mund të themi se duhet të çmohet veprimi i kësaj familjeje edhe përkundër që dorasi nuk e ka marrë dënimin e merituar”, ka thënë Latif Mehmeti. “Megjithatë duhet të inkurajohen edhe familjet e 632 të vrarëve të tjerë gjatë luftës në Podujevë që të ushtrojnë padi në rastet kur kanë fakte dhe i dinë dorasit, edhe pse me këtë punë do të duhej të merreshin institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës”.

Latif Mehmeti ka akuzuar institucionet e Kosovës se nuk kanë bërë asgjë për krimet e serbëve në Kosovë gjatë luftës së fundit, por as familjarët.

“Për këtë tregojnë edhe shifrat e kallëzimeve që janë bërë në Gjykatën Themelore të Prishtinë-Dega në Podujevë. Në këtë gjykatë nga shqiptarët janë ushtruar vetëm 3 padi për krimet e luftës së fundit. Ndërsa, nga serbët 419 kundër shqiptarëve në të njëjtën gjykatë. Dihet se në Komunën e Podujevës gjatë kohës së luftës kanë qenë 1.310 serbë, që i bie se çdo i treti person ka ushtruar padi kundër shqiptarëve”, ka theksuar Mehmeti.

Sipas tij, me përjashtim të Bogujevcëve, për të cilët prokuroria serbe vetë është angazhuar, ky është rasti i vetëm deri tash që vetë familja Maloku ka ushtruar padi ndaj vrasësit të familjarit të tyre edhe përkundër, siç ka thënë ai, shumë vështirësive në rend të parë të sigurisë personale, por edhe të dëshmitarëve për të dëshmuar në Serbi.

“Ne si shoqatë kemi kërkuar ndihmë nga Njësia për krime lufte e EULEX-it dhe kemi gjetur përkrahjen e tyre për të bërë sigurimin e këtyre familjarëve dhe dëshmitarëve deri në Gjykatën e Prokuples për të dëshmuar për këtë rast”, është shprehur kryetari i shoqatës “Përkorë”.

Ky proces gjyqësor, që ka filluar prej vitit 2002, është padia e parë private për vrasjet që kanë ndodhur në Komunën e Podujevës gjatë luftës së fundit në Kosovë. Megjithëse, në raste të tilla vetë prokurori do të duhej të ngrinte padi, familja Maloku që prej fillimit ka angazhuar avokat. Por, përveçqë i kishte dalë punë për të gjetur avokat në Serbi, hiç më lehtë nuk e kishte pasur me punët që i është dashur t’i kryejë në Kosovë.

Proces i stërzgjatur

Në tetor të vitit 2012, Agim Maloku i kishte thënë “Kohës Ditore” se ishte i zhgënjyer me zyrtarët e Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore (ZPZHML) në Prishtinë, të cilët ia kishin vonuar tre vjet eksper-

Kryetari i Sindikatës së KEDS-it, Fehmi Pajaziti, ka thënë se i kanë dhënë kohë shtesë me qëllim që t’i jepet përparësi dialogut

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.