Gjykata në Serbi dënon Milosh Lukiqin për vrasje, jo për krim lufte

Koha Ditore - - ARBËRI -

Për pesë vjet, ish-polici i Njësisë speciale, Milosh Lukiq, do të qëndrojë prapa grilave për vrasjen e

Hamdi Malokut nga Podujeva në vitin 1999. Gjykata e Apelit në Nish nuk e ka dënuar Lukiqin për krime lufte, por vetëm për vrasje. Familjarët e Hamdi Malokut janë të zhgënjyer me këtë vendim

tizën e prindit të tij, Hamdiut (19361999), të cilin po ia kërkonte Gjykata e Qarkut në Prokuple përmes Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Kishte trokitur derë më derë për tre vjet rresht, por kishte marrë një përgjigje paksa të çuditshme. I kishin thënë se po presin t’u ktheheshin mostrat nga Sarajeva, megjithëse askush nuk ua kishte kërkuar analizën e ADN-së. Krejt çka kërkohej ishte procesverbali i autopsisë nëse ekzistonte. Në të kundërtën, duhej të bëhej ekspertiza e mjekësisë ligjore mbi lëndimet që kishte marrë Hamdi Maloku dhe t’i dorëzoheshin Gjykatës së Qarkut në Prokuple, ku po zhvillohej procedura gjyqësore kundër ish-policit të njësisë speciale, Milosh Lukiq.

“Përpara Gjykatës së Qarkut në Prokuple është duke u zhvilluar procedura penale kundër Milosh Lukiqit nga Prokupla, rr. ‘Bozhuri’ 21, për shkak të veprës penale të vrasjes sipas nenit 47, alineja 1 të LPRS-së”, thuhej në një akt-lutje që ia kishte dërguar Gjykata e Qarkut në Prokuple më 10.08.2004, siç shkruan në këtë shkresë “Gjykatës kompetente në Kosovë dhe Metohi”.

“I pandehuri Milosh Lukiq nga Prokupla është i akuzuar se më 24.04.1999 rreth orës 10:00 në Podujevë në rrugën ‘Rrahman Morina’ p.n., shumë afër TV servis ‘Samsung’, ka privuar nga jeta Hamdi Malokun, i lindur më 01.03.1936, në fshatin Bradash, Komuna e Podujevës, me vendbanim në Podujevë, rruga ‘Boro dhe Ramizi’ nr. 48, l.nj. nr. 50630 SRB Podujevë, JMBG 0103936912048, duke shtënë në të disa plumba nga pistoleta e tij zyrtare”.

Në këtë shkresë të Gjykatës së Qarkut në Prokuple kërkoheshin provat që, sipas saj, kjo gjykatë nuk i posedonte. Dhe po ashtu, kërkoheshin edhe dëshmitarë nëse kishte që të jepnin deklaratat në gjykatat në Kosovë dhe t’u dorëzohej atyre procesverbali i deklaratave.

E Gjykata e Qarkut në Prishtinë e kishte lëshuar një urdhëresë për Zyrën për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore që ta bëjë ekshumimin e kufomës së të ndjerit Hamdi Maloku tek pas dy vjetëve, më 20 janar të vitit 2006. Pasi nuk i është përgjigjur urdhëresës së parë ZPZHML-ja, kjo gjykatë kishte përsëritur urdhëresën edhe më 10.05.2006. Por, deri më 06.03.2009, Agim Maloku nuk e ka marrë raportin prej Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore. Zyrtarët e kësaj të fundit nuk kishin dashur të përgjigjeshin në pyetjet e gazetës me arsyetimin se kjo çështje ka të bëjë me periudhën kur kishte administruar UNMIK-u.

Më 17.09.2012 djemtë e Hamdiut, Agimi dhe Ejupi dhe dëshmitarët okularë (mbesa) Ibadete Mehani dhe furrtari Halim Cikaj kishin shkuar nën përcjelljen e EULEX-it për të dëshmuar në Gjykatën në Prokuple.

E Ibadetja nuk e ka menduar asnjëherë se do ta shihte përsëri vrasësin e dajës së saj. Kishte dëshmuar para tij atë se çfarë i kishte bërë Lukiqi dajës së saj para se të zbrazte tre plumbat në trupin e tij, në fytyrë dhe në kraharor. Por, ajo që e ka brejtur më së shumti Ibadeten, më 17 shtator të vitit 2012, thotë se kanë qenë djemtë e dajës, Agimi e Ejupi, “të cilët po e shihnin vrasësin e babait të tyre dhe nuk kishin çfarë të bënin”.

© KOHA Ditore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.