Korrje-shirjet dhe EULEX

Koha Ditore - - VËSHTRIME • SHPREHU -

vërtet ishte cub. Cubi, pasi përshëndeti tregtarët u drejtua me lutje që edhe atë ta pranonin në shoqëri, dhe bashkë me ta të udhëtonte drejt Lumës, e jo në këmbë, por me qerre. Këtë lutje tregtarët shkodranë nuk e refuzuan dhe krijuan një vend. Gjatë rrugës së gjatë cubi u mërzit, dhe pa se njërit prej tregtarëve nga tirqit që mbante i ishte liruar një fije e lëmshit. Cubi për të mos shkuar dita kot, filloi ta tërhiqte perin e liruar, duke e mbështjellë në një lëmsh. Kur arritën në Lumë, ku rruga përfundoi, cubi zbriti nga qerrja duke falënderuar nikoqirët mikpritës dhe duke mbajtur një lëmsh në dorë. Në ato momente edhe tregtarët shkodranë zbritën prej qerres, me ç’rast njeri prej tyre (ai të cilit nën tirq i ishte liruar fija e lëmshit) filloi me zë të pyeste veten, se çka e gjeti atë: në Shkodër veshi brekët dhe përmbi to tirqit, kurse tani kur zbriti prej qerres, brekët nuk i ka, duke kërkuar ku shkuan ato. Njëkohësisht para vetes shihte cubin me lëmsh në dorë, por nuk guxonte ta akuzonte se ia kishte vjedhur brekët gjatë rrugës. Atypari u gjet edhe një xhandar, dhe kur kërkoi ndihmën e tij, xhandari u përgjigj se nuk ka pa se dikush ka vjedh diçka, dhe se rastin do të hetojë, e pastaj të shohim.

Të ballafaquar me një gjendje të këtillë, tregtarët shkodranë panë sa është sahati dhe menjëherë vendosën të ktheheshin nga kishin ardhur, sepse në një mjedis ku janë në gjendje edhe brekët nga trupi me t’i vjedhë, dhe vjedhja nuk ndëshkohet, por trajtohet si lloj zotësie, më e urtë është që atë vend ta anashkalojnë dhe të mos u shkojë mendja të bëjmë tregti në atë vend dhe me atë vend.

Pas dy shekujve, në një gjendje të përafërt, por ndoshta edhe më të rëndë, sot është Kosova, e cila është kapur nga korrupsioni dhe krimi, nga akterët vendorë dhe ndërkombëtarë. Mosrespektimi i ligjit nga individë dhe institucione vendore, por edhe nga një pjesë e Misionit ndërkombëtar për sigurimin e sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX, Kosovën e solli në një gjendje të mjerë, prej nga investitorët vendorë dhe posaçërisht ata të huaj ikin duke lënë pas vetes varfëri, papunësi, dhe çka është edhe më e keq, duke rrënuar seriozisht, në afat të gjatë, edhe themelet e ekzistencës së vetë Republikës së Kosovës si shtet të pavarur.

Për këtë, është koha e fundit të kërkohet llogaridhënie nga të gjithë përgjegjësit. Kjo për arsye se institucionet shtetërore, posaçërisht Qeveria, janë përgjegjëse për të krijuar kushte për çdo qytetar dhe për çdo kënd, dhe çdo herë për të punuar në përputhje me ligjin. Në Kosovë nuk respektohen në tërësi ligjet, dhe kjo është dobësi themelore e institucioneve qeverisëse. Aprovohen ligje jo të mira, dhe edhe ato nuk zbatohen si duhet. Kjo dobësi i dyfishon mangësitë në punën e institucioneve shtetërore. Është e vërtetë stemën e kompanisë dhe ka fshirë numrin rendor tre (3). Pas këtij konstatimi, eksperti shqyrtues ka kërkuar interpretim ligjor nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), të cilët kanë konstatuar se kjo nuk përbën shkelje substanciale, e cila mund të shkaktojë ndryshime materiale të tenderit ne fjalë.

Në vendimin e datës 22 shtator 2014, Paneli Shqyrtues e ka konsideruar shkelje ndërhyrjen e OE të rekomanduar për kontratë "INTERING", kur ka vendosur logon dhe ka fshirë numrin rendor tre (3), dhe njëherësh me shumicën e votave e ka aprovuar si të bazuar ankesën e OE ankues "EKOINVEST', mirëpo Paneli Shqyrtues në vendimin e datës 3 nëntor 2014, ka refuzuar ankesën e po të njëjtit ankues, për faktin se gjatë analizimit të provave, është vërtetuar se OE ankues "EKOINVEST" është i papërgjegjshëm, për arsye se në ofertën e tij ka aplikuar me dokumentacion të vjetër, dhe kjo vërehet në formularin e deklaratës nën betim të anëtarit të konsorciumit "VITKOVICE", si dhe afatin vlefshmërisë së ofertës, i cili kishte vendosur datën 14 prill 2014, ndërsa OE "EKOINVEST" kishte vendosur datën 22 prill 2014, datë kjo, e cila nuk përkon me këtë aktivitet të prokurimit, për arsye se AK- KEK njoftimin për kontratë e ka publikuar në faqen e KRPP-së, m datën 16 qershor 2014. se ne kemi një traditë negative në respektimin dhe zbatimin e ligjit. Asnjëherë, në vendin tonë, ligji nuk ka pasur ndonjë rëndësi. Ligjin, kur nuk e kemi zbatuar në tërësi. Atë përherë e kemi bishtnuar. Ligjin e kemi pranuar vetëm për të arsyetuar ndonjë veprim kur na është përshtatur. Këtë të vërtetë të hidhur e dëshmojnë shembuj të shumtë të shënuar dhe të mbajtur në mend, nga e kaluara jo fort e largët e veçanërisht nga kjo periudhë pas luftës çlirimtare.

Intervenimet, animet, korruptimi dhe kërcënimi i zyrtarëve, këmbimi i shërbimeve etj. në dëm të të tjerëve dhe interesit publik, edhe sot i karakterizojnë zyrtarët dhe institucionet publike. Në periudhën e socializmit gati kurrkush nuk ka mundur të arrijë që pa intervenim ose ndonjë marrëveshje jolegale të punësohet, të marrë banesë ose të realizojë ndonjë të drejtë që i ka takuar, për të cilën është dashur të vendosë ndonjë institucion në bazë të ligjit dhe përcaktimit të lirë.

Të ballafaquar me një gjendje të këtillë, qytetarët nga të gjitha anët e Kosovës vinin në Prishtinë me të vetmin qëllim, që t’i drejtoheshin ndonjërit prej funksionarëve me ndikim në pushtetin e atëhershëm, duke u përpjekur për të fituar ndonjë të drejtë apo të punësoheshin. Dhe vetëm atëherë, kur këto lutje dhe intervenime kanë pasur sukses, kanë mundur të realizonin të drejtat e tyre. Natyrisht, përherë në dëm të dikujt që intervenime të këtilla nuk ka pasur. Shoqëria që zhvillohej në kushte dhe rrethana të këtilla, dhe në praktikë të këtillë, natyrisht që nuk ka mundur të ndryshonte dhe t’i përshtatej trendit të zhvillimit. Në atë kohë flitej se për një gjendje të këtillë fajtorë ishin Beogradi dhe servilët që ishin në shërbim të Beogradit.

Mirëpo sot në Republikën e pavarur të Kosovës, edhe më shumë është duke u vazhduar praktika e vjetër e shfrytëzimit të intervenimeve, të lidhjeve individuale dhe familjare. Çka është më interesant, edhe punësimi në vendet më me përgjegjësi në administratën shtetërore dhe në Universitet nuk kryhet sipas kriterit të meritës profesionale, por sipas kritereve individuale dhe partiake. Faktikisht, çdo gjë është në duar të grupeve joformale të përbëra nga zyrtarët dhe militantët partiakë vendorë dhe nga zyrtarët ndërkombëtarë. Shteti dhe shoqëria sikur nuk janë të interesuar të vënë rend dhe rregull në asnjë segment të shoqërisë kosovare.

Shpresat se me Shpalljen e Pavarësisë së Republikës së Kosovës më në fund u arritën të krijoheshin kushtet institucionale për përparim dhe zhvillim të papenguar, dita-ditës janë duke u zbehur. Edhe shpresat se me ndihmën e EULEX-it më në fund do të arrijmë të ndërtojmë shtetin juridik me vlera të standardeve evropiane, tash pas pub-

Gjithashtu gjatë analizimit OE provave, Paneli Shqyrtues ka konstatuar se edhe në formularin e identifikimit financiar, OE ankues ka vendosur datën 14 prill 2014, që do të thotë se nuk është në pajtueshmëri me validitetin prej 90 ditësh nga dita e hapjes së ofertave, kërkesë kjo e AK-së, dhe nëse llogaritet data me të cilën ka aplikuar OE ankues, validiteti i ofertës së OE ankues në këtë rast kishte skaduar më datën 14 korrik 2014.

Duke pasur parasysh këto fakte të reja për të cilat OSHP nuk ka qenë në dijeni, siç është skadimi i vlefshmërisë së ofertave, është refuzuar ankesa e OE ankues "EKOINVEST" si e papabazuar në vendimin e PSH-së të datës 3 nëntor 2014, ndërsa vendimi i kryetarit të OSHP-së i datës 3 tetor 2014, për heqje të pezullimit automatik, është bërë në mbështetje lë interesit publik, i cili në këtë rast ka qenë më i madh se çdo interes privat i OE ankues, dhe atë konform nenit 112 par. 2 të LPP-së.

Organi Shqyrtues i Prokurimit, duke parë se është bërë keqinterpretim të gjendjes faktike nga gazetari, z. Prebreza dhe mostrajtim të drejtë të gjendjes faktike, ka parë si të arsyeshme, për hiri të opinionit të gjerë ta bëë këtë sqarim, me qëllim që të vihet në pah profesionalizmi lidhur me zbatimin dhe respektimin e Ligjit për Prokurim Publik në Kosovë. likimit të pretendimeve për korrupsion dhe devijim të proceseve nga zyrtarët e këtij misioni, e zbehin autoritetin dhe besimin në këtë mision. Prezantimi publik i pretendimeve se EULEX-i prej kokave të tij e deri poshtë kanë përvetësuar qindra e mijëra euro për të ndalur e devijuar procese, në fund shpalosi në tërësi të vërtetën e hidhur se ky mision nuk punoi për të vendosur drejtësi dhe për të siguruar sundim të ligjit, por për të devijuar dhe ndalur ndjekjen ligjore të të korruptuarve dhe të bartësve të krimit.

Faktikisht, pak ka pasur përpjekje që dobësitë dhe keqpërdorimet të tejkalohen. Çka është më keq, keqpërdorimi i përgjegjësive u bë pjesë përbërëse e jetës ditore. Në këtë proces, vetëm ata që mbetën duarbosh, pa i realizuar interesat e tyre u munduan të ankoheshin, por kurrë nuk arritën kurrfarë satisfaksioni, sepse pa lidhje të forta e intervenime ka qenë e pamundur të plotësoheshin interesat e tyre ligjore. Dhe në vend se të plotësohen interesat ligjore, u plotësuan ato joligjore. Në këtë mënyrë, bartësit e funksioneve të ndryshme shpejt dhe lehtë u pasuruan në përmasa përrallore.

Ende nuk janë zhvilluar instrumente dhe sisteme të kontrollit dhe të llogaridhënies. Nuk ka kontroll efikas, kurse pa kontroll dhe përgjegjësi nuk ka përparim. Kontrollin sipërfaqësor dhe joefikas duhet ndërprerë, dhe në vend të tij duhet zhvilluar një kontroll efikas të shërbimeve dhe të institucioneve. Kjo për arsye se ligjet nuk vlejnë se shpesh plotësohen ose ndryshohen. Ato vlejnë nëse zbatohen në përpikëri dhe plotësisht dhe vlejnë pa përjashtim për të gjithë. Nëse këto vlera civilizuese nuk respektohen ose respektohen pjesërisht, apo në mënyrë selektive, atëherë ato duhet kuptuar si nxitje për papërgjegjësi dhe joligjshmëri në punën e institucioneve shtetërore. Kritikën qëllimmirë të dobësive tona duhet të pranojmë si parim e jo të frikësohemi nga ajo. A do të jemi ata që marrin parasysh dhe respektojnë kritikën, apo do të jemi ata që e injorojnë dhe vazhdojnë të punojnë siç dinë vetë, të nxitur nga interesi vetjak egoist.

Këto pyetje të thjeshta duhet drejtuar në rend të parë institucioneve qeverisëse shtetërore. Pse të mos rishqyrtohet praktika e gjertanishme e shtetndërtimit, dhe të mos zhvillohen masat e kontrollit efikas dhe të ndërpritet korrupsioni, papërgjegjësia dhe mosrespektimi i ligjit, dhe të mos merren në përgjegjësi shkelësit e ligjit dhe bartësit e krimit.

Në kushtet e sotme, është koha e fundit që të iniciohet shqyrtimi i çështjeve që do të sigurojnë një kthesë radikale drejt tejkalimit të papërgjegjësisë, bishtnimit dhe mosrespektimit të ligjit. Shkurt, domosdo duhet të ndahemi nga e kaluara oportuniste, duke u arsyetuar se “gjarpri që mua nuk më kafshon, le të jetojë sa të dojë”.

Dr. Agim Paca, mësimdhënës në Universitetin

e Prishtinës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.