Teksti është i bazuar në vendimet zyrtare të OSHP-së

Koha Ditore - - VËSHTRIME • SHPREHU -

Gazeta në asnjë rast nuk ka thënë se vendimi i OSHP-së për ta shpallur kompaninë “Ekoinvest” të papërgjegjshme dhe për t'ia refuzuar ankesën ka qenë kundërthënës. Këto OSHP-ja qëllimisht i ka përmendur, sa për të hequr vëmendjen prej esencës së shkrimit që është publikuar në “Koha Ditore”. Në reagimin e saj OSHP-ja nuk e sqaron atë që është shkruar në gazetë, pra për vendimet kundërthënëse të OSHP-së.

Për sqarim, OSHP-ja më datën 23 shtator ka vendosur që tenderin për riparimin kapital të kaldajës së Njësisë A5 ta kthejë në rivlerësim, pasi kishte konstatuar se kompania e rekomanduar për kontratë “Intering” ka qenë e papërgjegjshme. Vendimi ishte i formës së prerë. Ndërsa më datën 3 nëntor, në një vendim tjetër ka thënë se kompania “Intering” është e përgjegjshme. Pra, këto dy konstatime të OSHP-së janë kundërthënëse. Shkrimi ka qenë i bazuar komplet në vendimet që janë lëshuar pikërisht nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Redaksia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.