Hapja e ambulancës specialistike në Prishtinë

Koha Ditore - - FEJTON -

ftoi pjesëmarrësit në një koktej rasti në restorantin “Beni” në Mazgit. Nën tingujt e muzikës së ansamblit vokal-instrumental “X-3” dhe këngëve të vjetra qytetare, u krijua atmosferë festive dhe e hareshme. Kaluam çaste të paharrueshme. Me këtë rast, Shoqata e Paraplegjikëve të Kosovës nderoi disa donatorë dhe veprimtarë të dalluar me mirënjohje publike.

1 tetor 1994

Edhe në Shtëpinë e Shëndetit të Kaçanikut, të pastër etnikisht (100% shqiptarë), regjimi serb instaloi masa të dhunshme. Për drejtor të Shtëpisë së Shëndetit kishin emëruar një infermier, i cili udhëtonte prej Prishtinës. Ndihej mungesa e mjekëve. Veprimtarët e shoqatës, të udhëhequr nga Halim

Libri i autorit Gani Demolli kushtuar shërbimit shëndetësor të SHHB “Nëna Terezë”, të cilin e kishte themeluar vetë,

është botuar nga Botimet KOHA në vitin 2007

Pas shumë vizitash e bisedash me personat e paaftë dhe familjarët e tyre, erdhëm në përfundim se kategoria më e rrezikuar në Kosovë ishin mu këta persona. Të rralla ishin ato familje që mund t’i plotësonin nevojat e përditshme dhe të përhershme me barna, material sanitar, pelena, katetera dhe mjete ortopedike. Botëkuptimet, qëndrimet individuale dhe kolektive ndaj statusit të këtyre personave po e rëndonin dhe vështirësonin edhe më shumë jetën e tyre.

Këto dhe gjendja e përgjithshme e rëndë në Kosovë bënin që këta persona të jetonin të izoluar, pa përkrahjen dhe ndihmën e shoqërisë. Me qëllim të përkrahjes morale dhe materiale të personave të paaftë dhe familjarëve të tyre, vendosëm që në Prishtinë, në “Dardani”, në lokalet e Shoqatës së Paraplegjikëve të Kosovës, të hapnim ambulancën specialistike.

Më 28 shtator 1994, për të shënuar fillimin e punës së saj në lokalin e ngushtë të shoqatës, përveç disa personave të paaftë, familjarëve të tyre, personelit shëndetësor që do të punonte në këtë ambulancë, erdhën edhe Anton Çetta, dr. Skënder Baca, Sadije Llalloshi, Vahide Krasniqi, Ali Aliu, Martin Pjetri, Jak Mita, Daut Jashanica, Azem Xhema, Shaban Baliu, Florina Duli, Argjentina Grazhdani, Sabrije Shkreli, Shaban Svirca, Valerie Julliand dhe Emanuel Decamp nga “Handicap International”, Björn Wakman nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara (UNHCR), Flaka Surroi, përfaqësuesit e MSF-së dhe shumë të tjerë, e ndër ta edhe unë.

Në fjalën e tij përuruese, me rastin e prerjes së shiritit, Anton Çetta, përveç të tjerash, tha: ”Është ky moment historik për invalidët e rrezikuar të Kosovës. Gjendemi sot këtu në institucionin e personave të hendikepuar nga natyra, por ndodhemi edhe në krahinën ku sunduesit serbë e kanë hendikepuar një popull të tërë, popullin shqiptar. Shpresoj se këtu do të gjejnë shërim dhe ngrohtësi të gjithë ata që kanë nevojë”.

Për ta festuar këtë ditë të shënuar, kryetari i Shoqatës së Paraplegjikëve të Kosovës, Halit Ferizi, i Shurdhani – Aga, kryetar dhe Reshat Shehu, pas përgatitjeve të gjata dhe të mundimshme, kishin arritur që ta aftësonin objektin për ambulancë humanitare. Për fillimin e punës nevojitej së paku një mjek, e në Kaçanik dhe rrethinë nuk kishte mjek të gatshëm që të punonin në këtë ambulancë. Mundësia e vetme mbeti që mjeku të udhëtonte prej Prishtinës. Transport të rregullt shoqëror ose privat nuk kishte, ndihej mungesa e madhe e lëndëve djegëse. Falë vullnetit të çeliktë dhe dëshirës së madhe për institucione vetjake, edhe pse ky projekt kërkonte mjete të mëdha materiale dhe angazhim permanent, kaçanikasit u zotuan se do të bartnin mjekun me transport të veçantë Prishtinë-Kaçanik dhe anasjelltas, për çdo ditë. Kështu që, më 1 tetor 1994, në shtëpinë e Hasip Demës, të adaptuar dhe të pajisur me aparaturë të nevojshme mjekësore, pa manifestim dhe shënim të posaçëm, filloi punën ambulanca e parë e shoqatës humanitare bamirëse “Nëna Terezë”.

Po të njëjtën ditë dhe pasi që Faik Bunjaku e kishte ofruar tërë katin e dytë të shtëpisë së tij (që gjendej në rrugën “Vëllazërim-Bashkim”, njërën nga rrugët më frekuentuese të Ferizajt), veprimtarët e Nëndegës së katërt të SHHB “Nëna Terezë”, të përkrahur nga donatorë lokalë, e meremetuan dhe e adaptuan atë për ambulancë humanitare.

Këtu pati delegacion të shoqatës, në krye me Jak Mitën, e në të cilin ishin edhe Halit Ferizi, Andrea Kajtazi, Sadie Llalloshi, Engjëll Ukshini, Ali Aliu dhe unë. Na pritën dhe përshëndetën shumë veprimtarë lokalë të “Nënës Terezë”, të LDK-së, personalitete të njohura publike, do- natorë dhe qytetarë të shumtë të Ferizajt, të cilët ishin tubuar sot këtu për të shënuar dhe përuruar fillimin e punës së ambulancës së parë humanitare në Ferizaj.

Pasi që Jak Mita e preu shiritin, pjesëmarrësit e këtij manifestimi i bënë një vizitë ambulancës së re. Këtu çdo gjë shndriste, duke filluar që nga dera kryesore. Shkallët e bukura me anësore të punuara me shije e kujdes, krijonin përshtypjen se kishim të bënim me një institucion të organizuar mirë. Sporteli prej druri i qëndisur me daltë punëdore ia shtonte bukurinë tërë katit. Dhoma e injeksioneve, e infuzioneve dhe e përpunimit të plagëve, në të djathtë, në fillim të korridorit me pllaka të bardha, otoman, paravëni, karrige dhe ormanë të rinj dhe të bukur plot me barna të ampuluara, pajisjet mjekësore të reja e të mbuluara me kujdes me çarçafë të bardhë, personeli mjekësor me mantele të bardha dhe nallane, të buzëqeshur...

Në të majtë të korridorit ordinanca e mjekut. Në ballë tavolina e punës e mbuluar me çarçafë të bardhë, mbi të tensimetri dhe stetoskopi i ri, otoskopi, shpatullat e drurit për një përdorim, recetat me portretin e Nënës Terezë, karrige lëvizëse, peshorja, otomani, paravëni i bardhë lëvizës, perdet e bukura dhe portreti i madh i Nënës Terezë, nxisnin admirimin për punëkryerësit dhe arkitektin e kësaj renditjeje. Në fund të korridorit të vogël plot me karrige të reja gjendej barnatorja dhe depoja kryesore. Raftet e drurit të punuara dhe të radhitura me shije dhe funksionalitet të stolisura me letër të bardhë, shkallë-shkallë, plot barna material sanitar, mjete higjienike, më bindën se ishte kjo barnatorja më e bukur dhe më funksionale në kuadër të Shërbimit Shëndetësor të SHHB “Nëna Terezë”.

Se imtësitë e përbëjnë përsosmërinë, e se përsosmëria nuk është imtësi, u bindëm edhe sot këtu. Mbishkrimet me dorë dhe në çdo derë e sportel ishin dëshmi se këtu çdo gjë është punuar me vullnet dhe përkushtim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.