Ikja e sovranit të shqiptarëve

Koha Ditore - - FEJTON -

shtuar se “kjo është e vetmja mënyrë, sipas mendimit tonë, që të ruajmë legjitimitetin e Sovranit tonë në fron, që të garantojmë unitetin kombëtar dhe integritetin territorial dhe të shpëtojmë nga asgjësimi më shumë se 100.000 qenie njerëzore, të cilat, me të ndier se janë buzë zjarrit dhe shpatës, i kanë braktisur shtëpitë e veta dhe janë bërë refugjatë në cepin e vetëm të Shqipërisë që ka mbetur ende i lirë, qyteti i Vlorës dhe rrethinat e saj”.

Unë kisha arritur në momentet e fundit të këtyre përjetimeve të dhembshme dhe të rënda. I ngujuar, siç e kisha thënë edhe më herët, në kryeqytetin e tij të pafat, Princi e kishte humbur të gjithë autoritetin e tij dhe sovraniteti i tij ishte krejtësisht inekzistues. Nuk kishte mbetur më asgjë nga ato dhjetë milionë që i ishin dhënë si avancë dhe të cilat ai i kishte shpenzuar pa mend në gjëra të tilla, si krijimi i një Cour de Cassation (Gjykatë e Lartë e Apelit), e fundi i fundit nuk kishte as Gjykata të Drejtësisë; në caktimin e inspektorëve të arsimit publik në një shtet ku nuk kishte fare shkolla; dhe në ruajtjen e ministrave të caktuar nga shtetet e huaja, të cilët i kryenin punët e tyre duke qëndruar në shtëpi. Edhe pse ai e kishte dërguar ministrin e tij të Financave në Romë për të siguruar subvencione të reja, ai si në Romë ashtu edhe në Vjenë hasi në veshë të shurdhër. Si një spekulator, biznesi i të cilit kishte falimentuar, Williami i Vidit e kuptoi se atij më nuk i kishte mbetur asgjë tjetër për të bërë përveçse të ikte.

Lufta e Madhe kishte filluar dhe së shpejti do të kaplonte të gjithë Evropën. Flotat e fuqive u larguan nga Durrësi që në rastin e parë që iu ofrua, ndërsa Princi i ndoqi ato, duke ikur me një jaht të vogël që i kishte mbetur ende në dispozicion. Duke i parë përjetimet e tyre gjatë këtyre tre muajve të fundit, bashkatdhetarët e mi e shikonin me trishtim largimin e tij, sikur të ishte ai një shpresë që po vdiste, një ëndërr që po shuhej një herë e përgjithmonë. Ai nuk kishte bërë as më të voglën gjë në tentim për t’i kuptuar ata. Nuk e kishte hedhur as edhe një hap drejt rrëmbimit të zemrave të tyre, të cilat, nga ana tjetër, aq sinqerisht të hapura për të.

Tani të gjithë neve na mbetej që ta prisnim ditën, kur përfaqësuesit e civilizimit dhe humanitetit të bashko- heshin dhe të vendosnin për njohjen e të drejtave tona, të cilat deri më tani qenë shpërfillur në mënyrë të trishtueshme, edhe pse e vetmja gjë që kërkonim ishte shmangia e asaj që ishte e pashmangshme. Ne jemi të bindur se drejtësia që na është dakorduar do të sjellë avantazhe jo kryekëput vetëm neve, por edhe atyre që zotohen të nxjerrin përfitime të mëdha nga shkatërrimi ynë. Rimëkëmbja e bllokut të Ballkanit dhe garancitë për pavarësinë e saj do të ishte një prej faktorëve më efikas për arritjen e paqes në Lindje dhe në të gjithë botën. Ky bllok ballkanik mund të konsolidohet vetëm nëpërmjet konsolidimit të Shqipërisë, e cila e përbën shtyllën e saj të katërt mbështetëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.