Swift publikon këngën “Blank Space”

Koha Ditore - - MESPËRMES -

Taylor Swift ka publikuar klipin e ri të këngës “Blank Space”.

Këngëtarja këtë këngë e ka lansuar si “single” i dytë nga albumi i saj i fundit “1989” që po shijon suksese të mëdha në top-listat muzikore.

Klipi aksidentalisht është shfaqur sot në Yahoo Music, por shpejt ishte fshirë. Kënga shërben si pasardhëse e “Shake It Off”, e cila pozicionohet në pozitën e parë në top-listën britanike, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, albumi i pestë i Swiftit, ka shitur më shumë se 1.2 milion kopje gjatë javës së parë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.