Ndotja e ajrit e lidhur me problemet e vëmendjes te fëmijët

Koha Ditore - - MESPËRMES -

Fëmijët nga New York City të ekspozuar në barkun e nënës ndaj niveleve të larta të ndotësve nga automjetet kishin rrezik pesë herë më të lartë të problemeve të vëmendjes në moshën 9-vjeçare, në bazë të hulumtimeve nga shkencëtarët e Universitetit Kolumbia, të publikuara të mërkurën.

Studimi i përforcon provat e mëhershme se ekspozimet e nënave ndaj hidrokarbureve policiklike aromatike (PAH), të cilat lirohen nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe materialet e tjera organike, janë të lidhura me problemet në sjellje të fëmijëve që lidhen me çrregullimin e hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes (ADHD).

Sugjerimet e hulumtimit

“Hulumtimi ynë sugjeron se faktorët e mjedisit mund të kontribuojnë në problemet e vëmendjes në mënyrë të konsiderueshme," tha Frederica Perera, një shkencëtare e shëndetit mjedisor në Columbia’s Mailman School of Public Health, e cila ishte autorja kryesore e studimit.

Rreth një në 10 fëmijë amerikanë janë të diagnostikuar me ADHD, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Fëmijët me ADHD janë në rrezik më të madh të funksionimit të dobët akademik, sjelljeve të rrezikshme dhe të ardhurat më të ulëta në moshën e rritur, shkruajnë hulumtuesit.

“Ndotja e ajrit lidhet me efektet negative në hapësirën e vëmendjes, funksionimin e sjelljes dhe njohjes në hulumtimin nga e gjithë bota. Ka pak dyshim se ndotësit e ajrit mund ta përbëjnë një shumëllojshmëri të rreziqeve potenciale shëndetësore për fëmijët e të gjitha moshave, ndoshta duke filluar në barkun e nënës," tha dr. Andrew Adesman, shef i pediatrisë zhvillimore dhe sjelljes në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve Steven & Alexandra Cohen në New York. Ai nuk kishte marrë pjesë në studimin e ri.

Studimet e mëparshme nga ana e studiuesve të Universitetit Columbia e lidhën PAH gjatë shtatzënisë në IQ të reduktuar, ankth dhe depresion, probleme të vëmendjes dhe vonesa zhvillimore në fëmijët e vegjël, midis moshës 3 dhe 7- vjeçare.

Përveç PAH-ëve, ndotës të tjerë të ndryshëm janë lidhur me ADHD ose sjelljet e ngjashme me ADHD. Të përfshira janë pesticidet organofosfate, bifenilet e polikloruara (PCB), ftalatet dhe komponimet e perflorinuara.

Për studimin e ri, studiuesit i përcollën fëmijët e 233 nënave afrikano-amerikane dhe dominikane në New York. Ata e matën sasinë e benzo[a]pirenit të lidhur në ADN - një marker biologjik për PAHët - në gjakun e nënave gjatë kohës së lindjes. Dyzet e dy për qind kishin nivele të dallueshme në gjakun e tyre.

Kur fëmijët ishin rreth 9 vjeç, prindërit e plotësuan një pyetësor i cili përdorej zakonisht për t’i ekzaminuar problemet e sjelljes së ADHD. Studiuesit zbuluan se fëmijët nënat e të cilëve kishin pasur sasi më të larta të PAH gjatë lindjes kishin pesë herë më shumë gjasa që të tregojnë më shumë sjellje që lidhen me hutim sesa fëmijët nënat e të cilëve kishin nivele më të ulëta. Ata kishin tri herë më shumë gjasa që të shfaqin sjellje shumë të përgjithshme (pavëmendje, hiperaktivitet dhe impulsivitet) që lidhen me ADHD.

Nivelet e PAH ishin “mjaft tipike për zonat e tjera urbane që ishin monitoruar," tha Perera.

Diagnoza

Kjo nuk është e njohur se shumë prej fëmijëve kishte një diagnozë ADHD. Pyetësorët treguan disa sjellje të përfshira në ADHD, por kjo nuk do të thotë se fëmija domosdo ka ADHD, tha David Bellinger, profesor i neurologjisë në Harvard i cili i studion efektet e ekspozimit të mjedisit në trurin e fëmijëve në zhvillim. “Diagnoza e ADHD përfshin shumë më shumë mbledhje të informacionit dhe përjashtim të diagnozave të tjera," tha ai.

“Hulumtimi ynë tregon se faktorët e mjedisit mund të kontribuojnë në problemet e vëmendjes në mënyrë të konsiderueshme." – thekson Frederica Perera nga Universiteti Columbia. Hulumtuesit ishin të parët që i matën PAH-ët drejtpërdrejtë në organet e njerëzve në vend se t’i përdornin nivelet e ndotjes së ajrit si një njësi të përafërt për ekspozimet e tyre.

“Të pasurit e këtyre masave të veçanta të ekspozimit e përforcon mundësinë se ekziston një lidhje shkakore," tha Jonathan Chevrier, shkencëtar i shëndetit mjedisor në Universitetin McGill në Montreal.

Shkencëtarët i testuan mostrat e urinës së fëmijëve për t’i dalluar ekspozimet ndaj ajrit para lindjes nga pas lindjes. Ata gjithashtu i kontrolluan faktorët e tjerë në gjenetikën e fëmijës dhe përvojat e hershme të jetës, si tymi i duhanit dhe stresi, të cilat mund të kontribuojnë në simptomat e ADHD-së.

Hulumtuesit, megjithatë, nuk i kishin marrë parasysh ekspozimet e fëmijëve ndaj hekurit apo merkurit, dy ndotës të cilët gjithashtu kanë qenë të lidhur me problemet e vëmendjes. “Është e mundur që ekspozimi ndaj njërës prej këtyre substancave është e lidhur ngushtë me ekspozimin ndaj PAH," tha Bellinger. Nuk është e qartë se si PAH mund të ndikojë në trurin në zhvillim. “Ne e dimë se këto kimikate e dëmtojnë ADN-në. Ato gjithashtu i imitojnë hormonet natyrore dhe mund të ndërhyjnë në rritjen placentare", gjë që mund ta shterojë oksigjenin dhe ushqyesit për fetusin në zhvillim, tha Perera.

Qëkur ekipi i Columbia filloi t’i monitorojë nivelet e ndotjes së ajrit në vitin 1998, PAH-ët kanë rënë, të cilën Perera ia atribuon ligjeve të rrepta kundër ndezjes së makinës pa lëvizur dhe reduktimin e autobusëve të vjetër me naftë në New York.

“Ndotja e ajrit nuk njeh kufij. Këto ekspozime të pavullnetshme janë kryesisht burim i hartuesve të poli-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.