Obama bën thirrje për më shumë rregullore për ofruesit e internetit

Koha Ditore - - MESPËRMES -

Presidenti Obama u “ngatërrua” të hënën me kompanitë kabllore dhe ofruesit e internetit duke deklaruar se ata nuk do të duhej të lejoheshin të bënin marrëveshje me shërbimet online si YouTube për ta lëvizur përmbajtjen e tyre më shpejt.

Kjo ishte deklarata e tij më definitive deri më tani në të ashtuquajturin “neutralitetin e rrjetit", dhe e përshkallëzon një betejë e cila ka qenë e pranishme për vite në mes të grupeve të industrisë dhe aktivistëve të internetit të cilët paralajmërojnë për krijimin e “korsive të shpejta” të internetit. Deklarata e presidentit shpejt e nxiti një përgjigje agresive nga grupet tregtare, të cilat po luftojnë kundër rregullores shtesë.

“Jemi të habitur që presidenti e braktisi politikën e gjatë, bipartizane të rregullimit të internetit dhe bëri thirrje për rregullimin ekstrem", tha Michael Powell, president dhe drejtor ekzekutiv i Shoqatës Kombëtare për Kabllor dhe Telekomunikim, krahun primar të lobimit të industrisë kabllore.

Obama, në deklaratën e tij, bëri thirrje për një “ndalim eksplicit” në “prioritizimin e paguar," ose më mirë, shërbimin më të shpejtë për kompanitë që paguajnë ekstra para. Presidenti tha se rregullatorët federalë duhet ta riklasifikojnë internetin si një dobi publike sipas Titullit II të Aktit për Komunikim 1934.

“Për pothuajse një shekull, ligji ynë ka pranuar se kompanitë që ju lidhin me botën kanë detyrime të veçanta të mos e shfrytëzojnë monopolin që e gëzojnë në aksesin brenda dhe jashtë shtëpisë ose biznesit tuaj," tha Obama në deklaratën e tij. “Kjo është arsyeja se pse një telefonatë nga klienti i një kompanie telefonike mund ta arrijë në mënyrë të besueshme një klient tjetër, dhe pse nuk do të ndëshkoheni vetëm për thirrjen e dikujt që është duke e përdorur një tjetër ofrues. Është e logjikshme që e njëjta filozofi duhet ta udhëzojë çdo shërbim që është i bazuar në transmetimin e informacionit – qoftë ai informacion telefonatë apo një pako e të dhënave “

Deklarata e Obamës e vë atë në mes të një debati mes grupeve të industrisë dhe Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC), i cili është nën presion publik - tani edhe nga Obama – për t’i parandaluar ofruesit e internetit që të krijojnë “Korsi të shpejtë".

FCC është afër një vendimi se sa larg mund të shkohet për t’i mbrojtur konsumatorët e internetit nga marrëveshjet ndërmjet ofruesve të internetit si Verizon dhe AT&T dhe kompanive konceptuale si Netflix ose YouTube.

Por grupet e industrisë e “kthyen goditjen”, ku Pauell argumenton se një rregullore e tillë do ta ngadalësojë rritjen e internetit.

Kjo “zhvendosje tektonike në politikën kombëtare, po u miratua, do të krijonte rezultate shkatërruese," tha Powell, duke pretenduar se vetëm Kongresi duhet ta bëjë një ndryshim të politikës të kësaj shkalle."

Gjithashtu, CTIA-The Wireless Association e quajti propozimin e Obamës një “reagim të tepruar", i cili do t’i injorojë pikëpamjet e tjera.

Janarin e shkuar, një gjykatë federale i përmbysi pjesët kyçe të një rregulloreje të hapur në internet të aplikuar nga FCC në vitin 2010. Gjykata tha se FCC kishte “dështuar që ta përmendë ndonjë autoritet ligjor” për t’i ndaluar ofruesit e internetit që ta bllokojnë apo diskriminojnë përmbajtjen.

Ky vendim e ktheu FCC përsëri në fazën hartuese. Deri sa FCC mund të dakordohet në rregulloret e reja të cilat i plotësojnë kërkesat e gjykatës, ofruesit e shërbimit të internetit mund ta bllokojnë ose diskriminojnë përmbajtjen duke i lëvizur rrjetet e tyre pa u ndëshkuar.

Aktivistët e internetit thonë se FCC duhet ta riklasifikojë internetin si një dobi publike sipas Titullit II të Aktit të Komunikimit 1934 për t’u siguruar se ka fuqi të mjaftueshme për ta rregulluar internetin në mënyrë efektive. Kjo është pikërisht ajo që industria nuk dëshiron të ndodhë. Zyrtarë të industrisë thonë se ata janë të përkushtuar për një internet të hapur, në përgjithësi, por duan fleksibilitet për të menduar mënyra të reja për t’i paketuar dhe shitur shërbimet e internetit.

Kryesuesi i FCC, Tom Wheeler, ka thënë se ai është i hapur për ta përdorur një qasje “hibride” që do të bazohet si nga Titulli II ashtu edhe nga Akti i Telekomunikimit 1996. Por Wheeler tha të hënën se deri më tani këto opsione kanë paraqitur “pyetje substanciale ligjore."

“Kemi konstatuar se do të na duhet më shumë kohë për t’i ekzaminuar këto për t’u siguruar që çfarëdo qasje që merret, ajo mund të përballet me çdo sfidë ligjore", tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.