Kosova ka hise në medaljet e fituara nga ish-Jugosllavia

Koha Ditore - - SPORT -

Me medaljen e fituar nga Aziz Salihu më 1984 në Los Angeles, sot krenohen tri shtete: Serbia që e llogarit veten si trashëgimtare të ish- Jugosllavisë, pastaj Maqedonia, shtetësinë e së cilës e mban Salihu, dhe Kosova, vendi ku ka lindur dhe jeton legjenda e boksit. “Normal që kjo medalje i takon Kosovës”, thotë Salihu. Për t’iu regjistruar Kosovës si sukses, duhet vullneti i tij: një kërkesë në IOC

“Deri më 22 tetor, KOK-u nuk ka qenë i njohur në IOC dhe kërkesa e sportistëve nuk do të kishte peshë reale. Pres që pasi në dhjetor të pranohemi me të drejta të plota në IOC, të ketë sportistë që deklarohen se medaljet ia kushtojnë Kosovës”, ka shtuar Hasani. IOC-i më 22 tetor ka pranuar Kosovën si anëtare të përkohshme, që vlerësohet vendimi më i rëndësishëm i marrë për sportin kosovar.

Boksieri Aziz Salihu, që ka të fituara edhe dy medalje të bronzta evropiane, ka përsëritur shumë herë se medaljet i takojnë Kosovës. Salihu jeton në Prishtinë.

“Natyrisht se janë medalje të Kosovës. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë ato duhet t’i takojnë Kosovës”, ka thënë Salihu. “Me medaljen time Kosova pa marrë pjesë asnjëherë në Lojërat Olimpike, në tabelën e medaljeve del para 73 shteteve që nuk kanë fituar kurrë medalje olimpike. Kjo është kënaqësi për mua”.

Në sajtin zyrtar të Komitetit Olimpik të Maqedonisë shkruan vetëm se “sportistët maqedonas kanë fituar 12 medalje olimpike”, pa cekur se për cilin shtet janë fituar ato. Pesë prej tyre janë të sportistëve shqiptarë. Shaban Tërstena ka fituar të artën në vitin 1984 dhe të argjendtën në vitin 1988 në mundje. Po në mundje Shaban Sejdiu ka fituar dy medalje të bronzta, në vitet 1980 dhe 1984. Si e pavarur, Maqedonia ka fituar vetëm një medalje, në vitin 2000.

Komiteti Olimpik i Kroacisë në sajtin zyrtar ka paraqitur “fituesit kroatë të medaljeve olimpike deri në vitin 1988 si pjesë e Jugosllavisë” dhe “fituesit e medaljeve olimpike nga viti 1992”, prej se Kroacia garon e pavarur. Edhe Komiteti Olimpik i Bosnjë-Hercegovinës ka saktësuar se deri në vitin 1988 medaljet olimpike janë fituar si pjesë e Jugosllavisë. Si e pavarur, Bosnja nuk ka medalje.

KO i Malit të Zi i ka paraqitur sportistët nga ky vend që kanë fituar medalje olimpike, pa saktësuar se për cilin vend. I ka veçuar me ngjyrë sportistët që fituan medaljen e argjendtë me përfaqësuesen e hendbollit në “Londra 2012”, ku Mali i Zi u paraqit i pavarur.

Drejtuesit e sportit kosovar shpresojnë shumë që në pjesëmarrjen e parë të Kosovës në LO të fitojnë medalje. Medalje pritet nga Majlinda Kelmendi, kampionia e dyfishtë e botës në xhudo. Kelmendi po kalon formë shumë të lartë dhe qëllimi i saj më i madh është medalja në “Rio 2016”.

© KOHA Ditore

Përfaqësuesja e ish-Jugosllavisë

në boks në Lojërat Olimpike “Los Angeles 1984”. Aziz Salihu (i dyti nga e djathta në këmbë),

fitoi medalje në këto lojëra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.