Wilmots konfirmon Januzajn titullar ndaj Islandës

Koha Ditore - - SPORT -

Seleksionuesi i Përfaqësueses së Belgjikës, Marc Wilmots, ka bërë të ditur se mesfushori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj, do të jetë titullar në ndeshjen miqësore kundër Islandës, shkruajnë të martën mediumet e huaja. Ndeshja ndërmjet Belgjikës dhe Islandës, zhvillohet të mërkurën mbrëma (sot) dhe nis në orën 20:45. Seleksionuesi Wilmots, përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Twitter” ka publikuar formacionin zyrtar të ekipit belg. Januzaj 19-vjeçar, iu bashkua Përfaqësueses së Belgjikës para fillimit të Kampionatit Botëror “Brazili 2014” dhe në këtë garë zhvilloi vetëm një ndeshje. Ai deri më tani ka zhvilluar tri ndeshje për Belgjikën, e cila të dielën do të luajë ndeshjen eliminatore për “Euro 2016” kundër Përfaqësueses së Uellsit. Belgjika pas dy ndeshjeve eliminatore ka tubuar katër pikë, derisa Uellsi me shtatë pikë i prin Grupit B. Ndërkohë, mediet spanjolle raportojnë se Januzaj mund t’i bashkohet në janar Real Sociedadit, në formë huazimi, pasi trajner i kësaj skuadre është emëruar David Moyes, ish-trajner i Menjus.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.