Apeli i FSHF-së shqyrtohet më 2 dhjetor

Koha Ditore - - SPORT -

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), të martën, ka marrë një njoftim nga Komisioni i Apelit të UEFA-së se më 2 dhjetor, do të mblidhet për të diskutuar në lidhje me ndeshjen e ndërprerë Serbi - Shqipëri. Ditë më parë Komisioni i Kontrollit, i Etikës dhe i Disiplinës vendosi që ndeshja të regjistrohet 3:0 në të mirë të Serbisë, të cilës iu morën më pas tri pikë për shkak të organizimit të dobët. Të dy federatat kanë paralajmëruar se do të apelojnë këtë vendim dhe kërkesa e tyre do të shqyrtohet nga Komisioni i Apelit, më 2 dhjetor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.