Shaqiri, i bindur në fitore të Zvicrës

Koha Ditore - - SPORT -

Mesfushori kosovar Xherdan Shaqiri thotë se është i bindur në fitore të Zvicrës në ndeshjen e së shtunës ndaj Lituanisë. Ndeshja do t’i takojë Grupit E të eliminatoreve për “Euro 2016”. Zvicra pas tri ndeshjeve zë vendin e katërt në grup me tri pikë, ndërsa kryeson Anglia me nëntë pikë. Lituania është e treta me gjashtë pikë. “Unë jam i bindur se kundër Lituanisë do të tregojmë një paraqitje të mirë dhe do të fitojmë ndeshjen”, ka thënë Shaqiri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.