Serbia ftohet në turneun “Adem Jashari”

Koha Ditore - - SPORT - Faton Polisi

Pjesëmarrja e serbëve, siç thonë në FBOXK, do të ishte e mirëseardhur dhe do ta bënte më madhështor këtë turne ndërkombëtar, që organizohet për nder të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Në disa turne të kaluar në Kosovë, ka pasur boksierë serbë, por ata janë paraqitur si përfaqësues të Novi-Pazarit apo të Graçanicës. Kosovarët ende nuk kanë boksuar në Serbi. Sivjet u ftuan, por më pas u tërhoq ftesa për ta

11 deri më 16 janar në Suboticë.

“Kemi marrë ftesë për turneun e 57-të ‘Golden Glove’. Ne do t’i përgjigjemi pozitivisht ftesës, por gjërat mund të ndryshojnë nga rrethanat politike. Varet nga instancat shtetërore të Serbisë se a do të na lejohet pjesëmarrja apo jo. Në jemi të gatshëm”, ka thënë Demolli.

FBOXK-ja në vitin 2012 u pranua si anëtare e përkohshme në AIBA. Pas disa ditësh, FBOXK-ja pritet të pranohet me të drejta të plota.

© KOHA Ditore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.