Peja nuk e përballon shtesën 5-minutëshe në Bullgari

Koha Ditore - - SPORT - Palestra: Shikues: Arbitra: Rilski Sportist: Peja:

SAMOKOV, 11 NËNTOR (KD) - Skuadra e Pejës ka pësuar humbje si mysafire e Rilski Sportistit me rezultatin 105:97 pas pesë minutave shtesë, pasi koha e rregullt e ndeshjes u mbyll me shifrat 87:87. Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma në “Samokov Arena” të Bullgarisë, i ka takuar xhiros së katërt të Grupit B të Ligës Ballkanike. Për Pejën, kjo është ndeshja e tretë në BIBL që u përcaktua në vazhdime. Dy takimet e para, në Pejë, i kishte fituar, por jo edhe këtë në Bullgari.

Ndërkohë, Rilski Sportist ka regjistruar fitoren e tretë rresht dhe është ngritur në pozitën e parë në grup me gjashtë pikë të mbledhura, sa i ka edhe Peja pas dy humbjeve dhe dy fitoreve deri më tash.

Te skuadra e Pejës më i dalluari ishte plejmejkeri Samir Shaptahoviq. Ai ndeshjen e mbylli me 38 pikë, katër asistime e katër kërcime. Me lojë të mirë te Peja u dalluan edhe Gerti Shima (15), Drilon Hajrizi me “double-double” prej 14 pikëve e 12 kërcimeve dhe Jan Moçnik (10).

“Fati nuk ishte në anën tonë, pasi treguam një lojë të mirë dhe kemi merituar fitoren. Po ashtu ndikoi edhe përjashtimi i disa basketbollistëve kryesorë si dhe mungesa e Puljkos së lënduar. Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën e treguar, ndonëse më mirë do të ishte ta kishim fituar ndeshjen”, ka thënë Shaptahoviq.

Në fakt, Peja ndjeu shumë gabimet teknike. Pesë lojtarë iu ngarkuan me pesë personale, ndërkohë që Hrvoje Puljko nuk luajti për shkak të lëndimit.

Te skuadra bullgare, pesë basketbollistë ndeshjen e përfunduan me pikë dyshifrore. Më i dalluari ishte Yordan Bozhov me 21 pikë, pesë kërcime e katër asistime, i përcjellë nga Julian Norfleet (20), Zlatin Georgiev (19), Vernon Taylor (15) dhe Simeon Iliev (12).

Skuadra e Pejës e nisi shumë mirë ndeshjen dhe gjatë çerekut të parë krijoi një epërsi që shkoi deri

R. Sportist - Peja 105:97 (20:28, 19:17, 24:16, 24:26 - 18:10)

“Samokov Arena”, Samokov rreth 300 I. Dragojeviq, D. Kunoshiq, E. Koci

Chiles 6, Norfleet 20, Iliev 12, Taylor 15, Z. Georgiev 19, Milov, Gugino 7, Ivanov 3, K. Georgiev, Kirov, Todorov 2, Bozhov 21.

Hajrizi 15, Shima 15, Moçnik 10, Marojeviq 7, Shaptahoviq 38, Veseli 6, Beqiri, Hajdari, Puljko, Grapci 2, Shimoviq 5, Radoni. në tetë pikë (28:20). Kjo epërsi vazhdoi edhe në çerekun e dytë dhe u ngrit deri në 11 pikë. Skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 45:39 në të mirë të Pejës. Basketbollistët e Pejës, epërsinë e mbajtën deri në minutat e fundit të çerekut të tretë, të cilin Rilski Sportist e mbylli në favor të vetin (63:61). Edhe pse në çerekun e katërt Peja ishte deri në shtatë pikë disavantazh, arriti që ndeshjen ta dërgojë në vazhdim prej pesë min- utave, falë dy pikëshit të shënuar në sekondat e fundit nga Shaptahoviq. I njëjti shënoi edhe një tresh shumë të rëndësishëm 41 sekonda pa mbaruar koha e rregullt.

Në çerekun e katërt, Peja mbeti pa Radomir Marojeviqin, Jan Moçnikun e Gerti Shimën që u larguan për shkak të pesë gabimeve personale. Gjatë vazhdimeve mbeti edhe pa Drilon Hajrizin e Teo Shimoviqin. Gjatë kësaj kohe, Peja mori edhe tri gabime teknike dhe kjo ia vështirësoi punët për të marrë fitoren në Bullgari.

Ndeshjen e ardhshme, Peja e luan më 10 dhjetor, kur do të jetë mysafire e Kumanovës.

© KOHA Ditore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.