Philipp Lahm, ngritja e një kampioni të botës

Koha Ditore - - SPORT -

ZUERICH, 11 NËNTOR (FIFA. COM) - Duke fituar Botërorin 2014 në Brazil, Philipp Lam më në fund është bërë një prej futbollistëve më të suksesshëm të Gjermanisë të të gjitha kohërave. Hapat e parë të karrierës ai i kishte bërë në një skuadër të vogël në periferi të Munihut shumë vjet më parë. Për të shënjuar arritjet e tij, “FIFA.com” ka folur me disa nga ishbashkëlojtarët e kampionit të botës, që ka pasur rrugës deri te lavdia.

Duke u bërë kapiteni i parë i Gjermanisë pas 24 vjetëve që ka mbajtur në dorë Kupën e Botës, Philipp Lahm pa dyshim se ka zënë vend në panteonin e më të mëdhenjve të Përfaqësueses së Gjermanisë, diçka që shpejt bëhet e qartë për çdokënd që e viziton shtëpinë e tij.

“Ai ka një dhomë vetëm për trofetë dhe medaljet dhe nuk është dhomë e vogël”, thotë Emanuel Joziq, një shok i fëmijërisë i Lahmit.

Gjatë 12 vjetëve karrierë profesioniste, Lahm - që ka mbushur 31 vjet të martën, ka fituar pesë tituj të Gjermanisë me Bayern Muenchenin, pesë Kupa të Gjermanisë dhe po ashtu ka medaljet e Ligës së Kampionëve dhe të Botërorit të klubeve. Më pas, natyrisht, aty është edhe medalja që e mori duke fituar Botërorin “Brazili 2014” me Gjermaninë në korrik, pas së cilit sukses edhe vendosi të tërhiqet nga përfaqësuesja.

Kapiteni i Bayernit ka vënë themelet e suksesit të tij në FT Gern, një klub miqësor i komunitetit jo shumë larg nga shtëpia e familjes së tij në perëndim të Munihut. Lahm nisi të luante futboll në moshën pesëvjeçare dhe shpejt u njoh edhe me Joziqin.

“Ai ishte lojtari ynë në mesfushë dhe e kam ende edhe sot mik shumë të mirë”, ka thënë Lahm për Joziqin. Shpejt u bë e ditur se Philipp Lahmi i ri ishte i bekuar me talent të jashtëzakonshëm që i linte në hije bashkëlojtarët e tij dhe kundërshtarët qysh në ditët e hershme.

Duke u bërë kapiteni i parë i Gjermanisë pas 24 vjetëve që ka mbajtur në dorë Kupën e Botës, Philipp Lahm pa dyshim se ka zënë vend në panteonin e më të mëdhenjve të Përfaqësueses së Gjermanisë, diçka që shpejt bëhet e qartë për çdokënd që e viziton shtëpinë e tij. “Ai ka një dhomë vetëm për trofetë dhe medaljet dhe nuk është dhomë e vogël”, thotë Emanuel Joziq,

një shok i fëmijërisë i Lahmit

Gjithmonë lojtar ekipor

Atëbotë kapiteni i ardhshëm i Gjermanisë ishte modest dhe qëndronte me këmbë në tokë. Joziq tregon se shoku i tij gjithmonë ishte lojtar ekipor, i përkushtuar për të ndihmuar skuadrën.

“Atmosfera në Gern ishte plot modesti, qëndronim me këmbë në tokë dhe në atë mënyrë luante edhe Philippi”, shpjegon Andreas Theilacker, që kishte drejtuar Lahmin 12-vjeçar në vitin e fundit të fut- bollistit me këtë skuadër.

“Është vërtet një klub si familje. Të gjithë kanë qenë për shumë vjet në klub”, thotë Karl Kessler.

Kessler ishte një nga trajnerët e të rinjve në skuadër dhe kishte stërvitur Lahmin dhe mbetet mik i mirë i familjes së Lahmit. Familja e Lahmit ka qenë anëtare e klubit për shumë dekada. Nëna e Lahmit, Daniela, është ende lidere e të rinjve në skuadër, derisa për shumë vjet babai i Lahmit, Rolandi, ka luajtur në skuadrën e parë të Gernit përkrah Kesslerit. Kessler beson se Lahmi e ka trashëguar talentin nga babai.

“Definitivisht talenti i tij vjen nga babai”, thotë Kessler, që është ende trajner i të rinjve të Gerni. Ai beson se Rolandi do të kishte mundur të luante në nivel dukshëm më të lartë po të mos ishte besnikëria ndaj klubit, një gjë tjetër që e ka trashëguar i biri i tij. Theilacker mban në mend se talenti i Philipp Lahmit nuk kishte mbetur i pavërejtur nga skuadrat e mëdha të Munihut, që përcillnin gati çdo ndeshje.

Pa presion nga prindërit

Megjithëkëtë interesim të madh Lahm nuk dëshironte të shkonte në ndonjë skuadër tjetër.

“Ai dëshironte të qëndronte me shokët e tij, afër shtëpisë së tij”, mban në mend ish-bashkëlojtari i tij te Gernit, Sebastian Konigsbauer. Mirëpo interesimi i Bayern Muenchenit dhe Muenchen 1860 kanë shtyrë futbollistin e anës së djathtë që të përballet me një vendim shumë të vështirë.

Shokët e tij të fëmijërisë dhe trajnerët konfirmojnë se Lahmi nuk ishte tifoz fanatik i Bayernit dhe preferonte më tepër të mbështeste rivalin lokal Muenchen 1860 dhe ndonëse babai i tij ishte adhurues i Bayernit, ai nuk dëshironte të ndikonte në vendimin e të birit. Shokët e rikujtojnë se prindërit e tij kurrë nuk kishin bërë presion te Philipp Lahmi, por e përkrahnin atë në çfarëdo vendimi që merrte.

Faktori kyç në vendimin e Lahmit për t’iu bashkuar Bayernit ishte një ndeshje, të cilën Joziqi ende e mban në mend. Skuadra e të rinjve të Gernit luajti një ndeshje në udhëtim në fushën stërvitore të Muenchen 1860, ku talentet e rinj u ankuan se kishte tepër gropa dhe rrethoja dhe se fusha ishte në gjendje shumë të dobët. Ai më në fund mori vendimin, pasi fillimisht ishte si mbledhës i topave në një ndeshje të Bayernit në stadiumin olimpik në Munih, për të kaluar te Bayerni në moshën 12-vjeçare.

Humbja nuk është opsion

Lahm shkëlqeu në mjedisin e ri, pavarësisht se ishte shtatshkurtër, diçka që shokët e tij të fëmijërisë dhe trajnerët ia atribuojnë përkushtimit të tij, ambicies, disiplinës, inteligjencës si dhe talentit të pamohueshëm. Kjo është evidente edhe jashtë fushës së futbollit, kur ai luan basketboll, biliardo, pikado, PlayStation apo letra. Philipp Lahm thjesht urren të humbasë.

“Mund të vërehet menjëherë nga gjestet e tij se ai është totalisht i frustruar. Ai gjithmonë shikonte të fajësonte dikë tjetër kur luante lojërat me letra Schafkopf apo Watten, që nxiste një debat të gjatë. Ai ishte në disponim të keq sa herë humbiste një lojë”, thotë Kessler.

Kampioni i botës që tash është 31vjeçar, ka punuar fort që humbjet të mos ndodhin shpesh dhe ka impresionuar me përkushtimin e tij dhe me përformancën e fort në nivel të lartë për shumë vite. Hermann Gerland, që ishte trajner i Lahmit në skuadrën amatore të Bayernit, së fundi kishte thënë: “Për mua, ai ishte lojtari më i mirë 17-vjeçar që kisha parë ndonjëherë. Ai nuk bënte asnjë gabim, qoftë në stërvitje apo ndeshje”.

Refuzimi për t’u dorëzuar

Theilacker, megjithatë mban në mendje një ndeshje në të cilën Lahm nuk ishte në gjendje të bënte ndikimin e zakonshëm. Kundërshtari i tij në atë rast ishte një vajzë që ishte futur kundër lojtarit të të rinjve të Bayernit për shkak të shpejtësisë që kishte ajo.

“Ai nuk mund të përballonte atë situatë; nuk e dinte si të luante kundër një vajze”, thotë ish-bashkëlojtari i tij me një buzëqeshje në fytyrë.

Me gjithë ngritjen meteorike, Lahm po ashtu ka pësuar disa goditje kur ishte shumë pranë suksesit, përfshirë humbjet në finale të Evropianit 2008 dhe gjysmëfinale të Botërorit 2010 dhe Evropianit 2012 si dhe humbjen në finale të Ligës së Kampionëve të vitit 2012 në Munih.

Mirëpo ai kurrë nuk ka qëndruar poshtë gjatë dhe është kthyer më i fortë se kurrë. Në veçanti, Joziq e kujton zhgënjimin e humbjes në shtëpi në finalen e Ligës së Kampionëve, në vitin 2012.

“Ai ka dashur më tepër dhe këtë e arriti një vit më vonë”, thotë Joziq.

Ky angazhim u shpagua, duke sugjeruar se ishin pikërisht këto zhgënjime që e shtynë atë drejt suksesit dhe shumë titujve, që fitoi mbrojtësi më i mirë anësor në botë në dy vitet e fundit. “Ai vështirë se ka mundur të jetë më i suksesshëm. Unë ende e quaj kampion bote sa herë që e shoh”, thotë Joziq.

Baba i mrekullueshëm

Triumfi këtë verë në stadiumin “Maracana” në Rio de Janeiro ka ofruar një mundësi perfekte për të gjithë ish-kolegët e Lahmit për të reflektuar në momentet e veçanta që kanë ndarë me njeriun që ngriti trofeun e titullit të botës në korrik.

Konigsbauer tregoi storien e një xhiroje me biçikleta të bërë në fëmijëri gjatë të cilës Lahmit iu prish biçikleta. Edhe pse atij i duhej dukshëm më tepër angazhim sesa gjithë të tjerëve, ai nuk pati problem të vazhdonte.

“Mendoj se prindërit e tij e bënin me qëllim që ta bënin atë të stërviste më tepër”, bën shaka ai.

Vendimi i Lahmit për t’u pensionuar nga përfaqësuesja do të thotë se ai mund të kalojë tash më tepër kohë me bashkëshorten dhe të birin. Si dhe më tepër kohë edhe me shokët e tij të fëmijërisë.

“Ai e merr rolin e babait shumë seriozisht; bën një punë të mrekullueshme dhe është shumë i lumtur. Ai është pjekur shumë, mirëpo ende kemi kënaqësi si kur ishim fëmijë”, thotë Joziq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.