Autoritetet e sigurisë kërkojnë të dhënat e përdoruesve të “Facebookut”

Koha Ditore - - FAQJA E FUNDIT -

“Facebook” publikoi raportin e tretë të transparencës. Në gjithë botën vihet re një rritje e kërkesave nga autoritetet e sigurisë

për të shtënë në dorë të dhënat e përdoruesve

BERLIN, 11 NËNTOR (DW)- Shefi i ri i Shërbimeve Sekrete Britanike (GCHQ), Robert Hannigan, sapo mori postin e ri para pak javësh, akuzoi gjigantë amerikanë të Internetit se nuk po punojnë ngushtësisht me autoritetet e sigurisë. Menjëherë pas kësaj u publikua raporti i ri i transparencës së “Facebookut”. Aty thuhet se në cilat vende autoritetet e sigurisë kanë kërkuar të dhëna të përdoruesve për gjashtë muajt e parë të vitit 2014. Në të vërtetë Richard Hannigan nuk duhet të ankohet për atë që thuhet për Anglinë: “Facebook” thotë se Anglia ka bërë 2.110 kërkesa informacioni, nga të cilat 71% janë dorëzuar.

Pothuajse me 35.000 kërkesa për të dhëna, raporti i tretë i transparencës sheh një rritje me 24% në krahasim me gjysmën e dytë të vitit 2013. Kjo shpjegohet me faktin e rritjes së “Facebookut”, por edhe me rritjen e oreksit të autoriteteve të sigurisë. Lista kryesohet me difer- encë të qartë nga SHBA-ja me më shumë se 15.000 kërkesa për të dhëna. Në 80% të rasteve këto të dhëna janë dorëzuar. Në vend të dytë është India me rreth 4.600 kërkesa. Kjo shpjegohet edhe me faktin se në vendin aziatiko-jugor që prej vitit 2013 ka më shumë se 70 milionë përdorues të “Facebookut”. Në Brazil ka më shumë përdorues të “Facebookut”, por autoritetet e sigurisë atje kanë bërë rreth 1.300 kërkesa. Në vend të tretë qëndron Gjermania, ku autoritetet e sigurisë kërkuan të dhëna për 2.537 përdorues. Por “Facebook” ka dorëzuar të dhëna vetëm për 30% të rasteve. Për aktivistin e Internetit, Markus Beckedahl, këto shifra tregojnë situatën e ndryshme ligjore në SHBA dhe Gjermani: Në SHBA autoritetet hetuese kanë më shumë akses, ndërkohë që në Gjermani mbrojtja e të dhënave është më strikte.

Në raportin e transparencës së “Facebookut” janë interesante të dhënat e Holandës. Autoritetet e sig- urisë në këtë vend kanë kërkuar të dhënat e përdoruesve në 41 raste.

Përveç “Facebookut” edhe firma të tjera prej disa vitesh publikojnë raporte të tilla transparence. Në mes të muajit shtator “Google” raportoi për një rritje për 15% të kërkesave në nivel global në gjashtë muajt e parë të vitit. Kërkesa për të dhëna ka pasur edhe te “Twitter” dhe “Yahoo”, por në një përqindje më të ulët. “Twitter” për shembull në nivel global kishte 2.000 kërkesa.

Aktivisti Internetit, Beckedahl, përshëndet këtë trend transparence. Sidoqoftë ai thotë se këto raporte nuk janë të plota. Për shembull nuk thuhet se sa shpesh ka pasur NSA akses në të dhënat e “Facebookut”. Beckedahl

i kujton gjykatat e fshehta në SHBA, që autorizonin aksese të tilla.

Raporti i transparencës

së “Facebookut” është një përpjekje për të rekuperuar besimin e humbur të përdoruesve pas zbulimeve të Snowdenit.

Paris, 11 nëntor (www.benoitjammes.com)– Artisti e fotografi francez, Benoit Jammes, ka krijuar vepra artistike duke tentuar ta interpretojë botën e brendshme të pemëve e perimeve. Kësisoj, ato lëvizin skajeve të ndryshme të elementeve në kuzhinë sikurse në ndonjë poligon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Kosovo

© PressReader. All rights reserved.