Tortë brisè

E kripur me rikota dhe pesto

200 Receta - - Antipasta -

Përgatitja e brumit brisé:

1. Në një tas përziejmë miellin me gjalpin. Nëse i fërkojmë me pëllëmbët e duarve,

do të bëhen si thërrime. 2. Shtojmë kripën dhe më pas ujin dalëngadalë derisa të bëhet si brumë i fortë. E mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e vëmë në frigorifer të pushojë për një orë. 3. Kur të ketë kaluar një orë, punojmë pak brumin me dorë për ta ngrohur, pasi në frigorifer ai bëhet i fortë, e hapim brumin me petës dhe i japim formën e tavës që do të përdorim. 4. Lyejmë tavën me pak gjalpë dhe miell, vëmë petën e hapur duke u përpjekur të

veshim edhe anësoret e tavës për 2-3cm. E shpojmë me pirun. 5. Në një tas do të përziejmë rikotën me një pirun derisa të bëhet si krem. Shtojmë

këtu peston, djathin, vezët dhe më pas e hedhim në tavë. 6. Dekorojmë tortën me domatet qershiza të ndara në mes duke u përpjekur që pjesa

e prerë të jetë poshtë dhe e pjekim në furrë me 180° për afërsisht 30 minuta.

Kjo recetë ka si bazë brumin brisè, i cili është shumë i rëndësishëm në kuzhinë për të

përgatitur receta të ëmbla e të kripura. Përgatitja nuk është e vështirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.