Spageti

Me fruta deti

200 Receta - - Pjata Të Para -

Përbërësit për 4 persona:

majdanoz, një tufë e vogël ● 1 spec djegës ● 2 thelpinj hudhër ● 1kg midhje ● 8 kallamarë ● 8 karkaleca ● 1 gotë verë e bardhë ● 400g spageti ● 12 kokrra domate qershiza ● vaj ulliri, piper i bardhë

Përgatitja:

1. Lajmë mirë frutat e detit. Midhjet i pastrojmë mirë me ujë të bollshëm, që të nxjerrin gjithë rërën që mund të kenë brenda. 2. Kallamarët i ndajmë në unaza, ndërsa karkalecat i qërojmë, por pa i prerë. 3. Në një tenxhere me pak vaj ulliri skuqim hudhrën e shtypur dhe specin djegës të grirë imët. Shtojmë në fillim midhjet, i lëmë të hapen, shtojmë kallamarët dhe karkalecat dhe i spërkatim të gjitha me verë dhe i lëmë të ziejnë me flakë të ngadaltë. Kur vera të ketë avulluar, shtojmë domatet qershiza të ndara në mes dhe majdanozin të grirë imët. I lëmë edhe pak në zjarr, që të përzihen shijet. 4. Ndërkohë kemi zierë spagetit që i kullojmë dhe i hedhim në tenxheren ku kemi frutat e detit. E kalojmë tenxheren për dy minuta në zjarr, më pas e fikim këtë të fundit dhe i lëmë spagetit për dy minuta që të marrin shijen e frutave të detit. Shërbehen duke i shtuar pak vaj ulliri, piper të bardhë dhe majdanoz të grirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.