Eskallop

Me borzilok dhe djathë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit

për 4 persona:

4 eskallopë të mëdhenj

12 domate qershiza domate të grira në kubikë 1 qepë ● 1-2 grushte djathë kaçkavall i grirë

3-4 lugë gjelle miell

vaj ulliri

¼

gotë verë e bardhë kripë, piper, gjethe borziloku

Përgatitja:

1. Qërojmë qepën dhe e grijmë hollë. 2. Shtypim mishin me shtypëse dhe e

lyejmë me pak miell. 3. Marrim një tigan të madh, hedhim pak vaj ulliri dhe skuqim fetat e mishit për pak minuta nga të dyja anët. 4. Hedhim verën dhe e lëmë derisa të

avullojë. 5. Vendosim sipër mishit qepën, e mbulojmë me kapak për disa minuta derisa qepa të jetë zbutur. 6. Shtojmë domatet e ndara në mes (nëse keni domate të mëdha, ndajini në kubikë), pak kripë, piper, borzilokun e grirë me dorë dhe djathë kaçkavall të grirë. 7. Fikim menjëherë zjarrin, vendosim kapakun dhe e lëmë të pushojë për 5 minuta sa të shkrihet djathi nga ngrohtësia dhe aromat të përzihen me njëra-tjetrën. E shërbejmë menjëherë.

Pjatë e thjeshtë, e shpejtë dhe shumë e mirë. Bën pjesë tek ato receta që unë i përgatis në verë, sepse domatet janë më të shijshme dhe, së bashku me borzilokun, i japin shumë aromë pjatës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.