Tavë

Me perime në furrë

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 180°. Pasi lajmë zarzavatet, i ndajmë ato në rrota të holla. Hudhrën e qërojmë, e grijmë shumë imët dhe e hedhim në një tas të vogël, ku kemi vënë vajin e ullirit, pak timo dhe kripë. I përziejmë mirë me pirun. 2. Tavën që do të përdorim e lyejmë me 2-3 lugë nga vaji i mësipërm. Sistemojmë këtu zarzavatet duke vënë një fetë domate, një fetë patëllxhan dhe një fetë kungull e kështu me radhë derisa të mbarojnë të gjitha. I spërkatim me pak kripë. 3. Hedhim sipër vajin që ka mbetur. E fusim tavën të piqet në furrë për 40/45 minuta afërsisht. Mund ta shërbejmë kështu ose të shoqëruar me djathë të grirë në feta të vogla, për ata që nuk janë me dietë.

Këtë pjatë mund ta shërbeni shumë mirë si të ngrohtë, ashtu edhe të ftohtë. Nëse nuk jeni me dietë, mund të vini mes fetave të zarzavateve edhe copa Mozzarella për ta bërë më të shijshme. Ose mund t’i grini djathë sipër kur ta shërbeni.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.