Sallatë

Me avokado, portokaj dhe djathë të bardhë

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit: Për 4 persona:

2 avokado

2 portokaj të verdhë

250g djathë i bardhë

2 feta ananas i freskët ose konserve

150g barbunja jeshile të holla, të ziera më parë

1 limon bio

4 lugë gjelle vaj ulliri

2 lugë gjelle me kokrra shege ose stika pishe

kripë e piper

Përgatitja:

1. Në një tas hedhim avokadot e qëruara e të grira në copa jo të mëdha, portokajtë e qëruar dhe të ndarë në copa, ananasin e qëruar e të ndarë në kubikë. I përziejmë me kujdes dhe i shtojmë djathin në kubikë dhe barbunjat e ziera me parë. I përziejmë edhe me më shumë kujdes dhe i shtojmë kokrrat e shegës, lëkurën e limonit të grirë. 2. Lëngun e limonit e përziejmë me një pirun me vajin e ullirit, kripën e piperin. 3. Ia hedhim sipër sallatës dhe i

shërbejmë menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.