Sallatë

Me mollë, mjaltë dhe arra

200 Receta - - Pjata Soqëruese -

Përbërësit për dy persona:

1 copë djathë Pecorino, i stazhionuar

1 mollë e madhe e kuqe

lëng limoni

2 lugë gjelle mjaltë

10 kokrra arra të qëruara

disa fletë sallate

vaj ulliri

kripë, piper

Përgatitja:

1. Lajmë e thajmë mirë sallatën, mollën, që e presim në feta shumë të holla të rrumbullakëta (pa e qëruar) dhe i lyejmë me pak lëng limoni që të mos nxihen. Djathin e presim në feta shumë të holla. 2. Në dy pjata do të vëmë në mënyrë të alternuar; një fetë molle, një fetë djathë e kështu me radhë derisa të mbarojnë fetat e mollës dhe të djathit. Hedhim më pas mjaltin, copëtojmë arrat në copa jo shumë të vogla, hedhim pak vaj ulliri, kripë, piper dhe i spërkasim me lëng limoni. Pjatat përfundohen me fletat e sallatës dhe shërbehen menjëherë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.