Cupcake

Për Pashkë

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për bazën për 12 copë:

1 mollë ● 2 vezë 100g miell i përzierë me sodë ose miell normal me 1 lugë kafeje me sodë për ëmbëlsira 50g miell tërshëre (tërshërë normale e bluar në mikser) 100g sheqer ● 1 lugë kafeje kanellë ● 70ml vaj luledielli 100g kos i bardhë i trashë një majë luge kripë pak lëng limoni

Për kremin:

100g djathë Philadelphia 60g gjalpë në temperaturë ambienti 1 lugë kafeje kanellë 250g sheqer pluhur vezë çokollate shumëngjyrëshe për zbukurim

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 170 gradë. Presim mollën në copa të vogla, hedhim sipër pak lëng limoni dhe e lëmë mënjanë. Me rrahësin e vezëve rrahim në një tas vezët me sheqerin, shtojmë vajin dhe kosin duke e rrahur vazhdimisht. Në një tas tjetër hedhim miellin nëpërmjet sitës, shtojmë kripën, kanellën dhe sodën në rastin kur përdorim miell pa sodë. Në fund shtojmë miellin e tërshërës. Përziejmë me lugë druri. Shtojmë këtë përzierje te tasi ku kemi rrahur vezët me sheqerin duke i përzierë me rrahësin e vezëve. Shtojmë copat e mollës të përgatitura më parë dhe tani i përziejmë me lugë druri. Hedhim brumin në format e letrës për “Cupcake” duke mbushur vetëm 2/3 e tyre. I pjekim në furrë për 20 minuta, pa harruar të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e thatë. I lëmë të ftohen. 2. Ndërkohë përgatisim kremin që do t'u hedhim sipër: rrahim me rrahësen e vezëve djathin Philadelphia me gjalpin derisa të bëhen si krem, shtojmë pastaj kanellën dhe sheqerin pluhur (të kaluar në sitë) dhe i përziejmë mirë. 3. Hedhim kremin e përftuar në një qese pastiçerie dhe zbukurojmë me to “Cupcake”-ët.

Këta “Cupcake” janë jo vetëm të mirë për t’u ngrënë, por edhe shumë të këndshëm për t’u parë në tavolinë. Mund të përgatiten pa problem edhe 1-2 ditë përpara. Në këtë rast do t’i ruani në kuti me kapak, në frigorifer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.