Biskota

Me limon dhe miell misri

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përbërësit për afro 25 biskota:

150g miell

100g gjalpë në temperaturë ambienti

80g miell misri

70g sheqer

2 të verdha vezësh

lëkura e 1 limoni e grirë në rende

pak kripë

Përgatitja:

1. Në robot rrahim sheqerin, gjalpin dhe lëkurën e limonit derisa të kemi një përzierje si krem. Shtojmë të verdhat e vezëve një nga një dhe së fundi 2 miellrat me kripën. 2. Brumit i japim formë të rrumbullakët, e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta. Kur të ketë kaluar kjo kohë, hapim brumin me trashësi 4 mm, i japim format që dëshirojmë dhe sistemojmë biskotat në tavë të veshur me letër furre. 3. I pjekim për 12-15 minuta në furrë të ngrohur më parë me 200°. Shënim: Biskotat janë shumë të mira edhe pa çokollatë, por nëse dëshironi t’i lyeni me çokollatë mjafton të shkrini në banjëmari: 50g çokollatë të zezë me 20g gjalpë, afërsisht sa të përftoni një krem të hollë. Biskotat e pjekura dhe të ftohta lyejini te kremi i çokollatës dhe vërini në një grilë derisa të ftohet çokollata.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.