Brioshë

Të shpejtë sipas Anna Moroni

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Futim të gjithë përbërësit e mësipërm në robot dhe me programin e brumit i përziejmë për pak minuta derisa përftojmë një brumë homogjen. Marrim brumin dhe e punojmë pak me dorë në një plan pune, me miell. 2. Hapim me petës një petë të madhe të rrumbullakët, që e ndajmë në 12 pjesë. Vendosim reçelin te pjesa më e gjerë dhe e rrotullojmë si role duke pasur kujdes të mos dalë reçeli. I vëmë në tavë me letër furre dhe i pjekim për 20 minuta ose derisa të kenë marrë ngjyrë. Furra duhet të jetë ngrohur që më parë në 180°. 3. Kur të jenë ftohur, i hedhim sheqer pluhur. Shënim. Unë shpesh i bëj dhe i ruaj në frigorifer, në ngrirje dhe kur dua t’i konsumoj, i fus në furrë të ngrira, siç janë, por në këtë rast koha e pjekjes është më e gjatë.

Këta brioshë i pashë një ditë në një program televiziv dhe m’u dukën interesantë. I provova menjëherë dhe mbeta e kënaqur, sepse bëhen shpejt, nuk kanë nevojë për përbërës të veçantë dhe ruhen mirë në kuti biskotash me kapak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.