Brownie

Cheesecake

200 Receta - - Pjata Kryesore -

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 180 gradë. Shkrijmë në flakë të ulët çokollatën, në një tenxhere të vogël me banjëmari, (tenxheren e futim në një enë më të madhe me ujë). E lëmë të ftohet. Në robot rrahim si shkumë vezën me sheqerin, shtojmë çokollatën e shkrirë, gjalpin, vaniljen, miellin dhe sodën nëpërmjet një site të vogël. Në fund, hedhim arrat dhe i përziejmë me spatul. 2. Hedhim brumin në tavë me letër furre dhe e pjekim për 15 minuta. 3. Ndërkohë përgatisim kremin: përziejmë me pirun djathin Philadelphia me të gjithë përbërësit e tjerë, sa të bëhen si krem homogjen. Pasi të kenë kaluar 15 minuta nga pjekja, hedhim kremin mbi bazën e Brownies, e sistemojmë mirë që të krijohet një shtresë e drejtë dhe vëmë përsëri tavën në furrë për 15 minuta të tjera. 4. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, që këtë herë nuk duhet të dalë plotësisht e pastër, pasi Brownies duhet të jenë të lagështa brenda, prandaj nuk duhen pjekur shumë. E fikim furrën dhe e lëmë të ftohet aty brenda, me portën e furrës hapur. 5. Në fund, e fusim në frigorifer të ftohet për 2-3 orë dhe më pas e ndajmë në katrorë dhe e shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.