Granita

Me pjepër

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përbërësit:

500g pjepër (i peshuar pa lëkurë)

140g sheqer

200ml ujë

Përgatitja:

1. Në fillim vëmë në ngrirje një tavë inoksi ose alumini që të ftohet, mirë është të përdorim tavë jo të vogël pasi kështu granita do të ngrijë më shpejt. E pastrojmë pjeprin nga farat, e ndajmë në copa të vogla, e grijmë në mikser dhe e fusim në frigorifer. 2. Në një tenxhere të vogël, hedhim ujin dhe sheqerin, e vëmë në flakë të ulët duke e përzierë vazhdimisht, derisa sheqeri të tretet. Sapo të shohim që sheqeri është tretur, e lëmë të ftohet në temperaturë ambienti dhe më pas e fusim në frigorifer edhe këtë. 3. Pasi sherbeti të jetë ftohur, e

përziejmë me pjeprin. 4. Hedhim të gjithë përzierjen te tava që kishim vënë më parë në ngrirje, e mbulojmë me letër alumini dhe e vëmë përsëri në ngrirje. 5. Pas 30 minutash e nxjerrim dhe e përziejmë mirë me pirun ose rrahësen e vezëve. Ky proces bëhet që të mos krijohen kristale akulli. 6. E përsërisim këtë proces 5 herë. Më pas e lëmë në ngrirje për gjithë natën dhe të nesërmen është gati. Të nesërmen, përpara se ta shërbejmë e mbajmë disa minuta në temperaturë ambienti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.