Kupa

Pranverore

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përgatitja:

1. Qumështin e vendosim në një enë

dhe e ngrohim me flakë të ulët. 2. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin, shtojmë miellin duke e hedhur me një sitë të vogël. Largojmë qumështin nga zjarri. Masën që përgatitëm ia shtojmë qumështit duke e përzierë shpejt. Vendosim përsëri tenxheren në zjarr për trekatër minuta dhe e lëmë të marrë valë. Fikim zjarrin dhe kremin e mbulojmë me letër kuzhine plastike duke e puthitur mbi kremin (kjo bëhet që kremi të mos krijojë kore). 3. Luleshtrydhet i copëtojmë (katër luleshtrydhe të plota i lëmë veçmas), iu hedhim sipër sheqerin dhe pak lëng limoni, i përziejmë dhe i lëmë kështu për një orë që shijet të bashkohen me njëra-tjetrën. 4. Pas një ore rrahim panën derisa të

mos jetë shumë e ngrirë. 5. Marrim katër kupa. Në fillim vendosim luleshtrydhet, pastaj kremin e pastiçerisë, panën dhe në fund disa thërrime çokollate. Ëmbëlsirën e zbukurojmë me luleshtrydhet dhe fletë menteje. Do t’i ruajmë në frigorifer deri në momentin që do t’i shërbejmë.

Le ta përshëndesim ardhjen e pranverës me këto kupa të këndshme dhe të thjeshta për t’u përgatitur! Mund t’i zbukurojmë sipas dëshirës duke i lënë vend fantazisë sonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.