Tiramisu

Me fruta të kuqe në gotë

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përbërësit për 4 gota:

8 mafishe të vogla

150g fruta të kuqe

2 vezë

40g sheqer

200g Mascarpone

Përgatitja:

1. Përgatisim bazën e kremit për tiramisu: me rrahësin elektrik, në një tas rrahim për pak minuta të verdhat e vezëve me sheqerin, deri sa sheqeri të jetë tretur. Shtojmë Mascarpone-n me lugë pjesë-pjesë dhe vazhdojmë ta rrahim akoma. E lëmë mënjanë. 2. Bëjmë të bardhat e vezëve marengë, me rrahësin elektrik ose në robot. Më pas i shtojmë me kujdes te kremi me Mascarpone dhe i përzjejmë me spatul. 3. Kompozimi i ëmbëlsirës. Në fund të çdo gote hedhim pak nga frutat e kuqe dhe pak mafishe të thërrmuara me dorë. Shpërndajmë kremin te gotat, i zbukurojmë sipër me fruta të kuqe dhe thërrime mafishesh. 4. I lëmë të ftohen në frigorifer për

4 orë përpara se t’i shërbejmë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.