Cheesecake

Me qershi të karamelizuara

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përgatitja:

1. Ndezim furrën në 170°. 2. Grijmë biskotat së bashku me gjalpin në mikser. E shpërndajmë masën në 4 tavat. I shtypim me fundin e një gote dhe fusim tavat në frigorifer për 30 minuta. 3. Djathin e punojmë pak me pirun së bashku me vaniljen dhe sheqerin, shtojmë vezën, miellin dhe i përziejmë të gjitha sa të kemi një masë kremoze. E ndajmë këtë masë mbi biskotat duke mbushur 2/3 e formave. I vëmë në furrë të piqen për 20 minuta ose derisa të shohim që anësoret e ëmbëlsirës kanë marrë ngjyrë lehtësisht të artë. 4. Kur ëmbëlsirat të jenë pjekur i lëmë të ftohen në temperaturë ambienti dhe më pas në frigorifer. 5. Ndërkohë, vëmë në zjarr një tenxhere të vogël që nuk ngjit, hedhim sheqerin dhe ujin, e përziejmë vazhdimisht sa të karamelizohet sheqeri. Shtojmë më pas qershitë, i përziejmë me lugë druri për 3-4 minuta sa të përzihen me karamelin. E heqim tenxheren dhe e lëmë mënjanë. 6. Kur ëmbëlsirat të jenë ftohur, i heqim nga forma dhe i shërbejmë të ftohta nga frigoriferi me qershitë e karamelizuara sipër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.