Ëmbëlsirë

E ftohtë me çokollatë

200 Receta - - Ëmbëlsira të ftohta -

Përbërësit për një tavë plumcake 28–30cm e gjatë:

200g çokollatë e zezë 150g gjalpë ● 4 vezë 200ml pana nga frigoriferi

4 +1 lugë sheqer pluhur

Biskota “Pavesini” (CONAD) ½ pako (afërsisht 100gr)

kafe ekspres ose kafe tjetër për të lagur biskotat ( jo kafe turke)

Përgatitja:

1. Në një tenxhere të vogël shkrijmë në banjëmari çokollatën dhe gjalpin. I lëmë mënjanë të ftohen. 2. Përziejmë të verdhat e vezëve me katër lugë sheqer pluhur dhe shtojmë çokollatën me gjalpin. I përziejmë mirë me rrahësin e vezëve. 3. Bëjmë marengë me rrahësin elektrik të bardhën e vezëve, shtojmë pjesëpjesë masën me çokollatë. Përdorim një spatul dhe i përziejmë me kujdes nga poshtë-lart. 4. Tavën e mbulojmë me qese plastike për kuzhinë. Kjo gjë e lehtëson nxjerrjen e ëmbëlsirës kur ta shërbejmë, prandaj letra duhet të dalë jashtë tavës. Në këtë mënyrë do ta nxjerrim nga forma duke e tërhequr letrën. 5. Vendosim në tavë biskotat e lyera me kafe, si në bazë edhe tek anësoret. 6. Kremin me çokollatë e hedhim në tavë. Panën e rrahim mirë në robot së bashku me një lugë sheqer. Ia shtojmë tavës mbi shtresën e çokollatës. 7. Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet në frigorifer për të paktën tri-katër orë. Kur ta konsumojmë, e nxjerrim nga tava duke tërhequr letrën dhe e përmbysim mbi një tavë të madhe.

Kjo ëmbëlsirë më sjell shumë kujtime. Në fakt, këtë recetë ma ka dhënë mikja ime Patty, me të cilën kam punuar dhjetë vjet në një zyrë. Ajo është një zonjë shumë simpatike dhe e qeshur dhe bashkë shkëmbenim shpesh recetat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.