Gazeta Dita

Zgjedhje të pjesshme vendore brenda këtij viti? Kushtetues­ja e zbulon të martën

-

Pas vendimit për zgjedhjet, Kushtetues­ja do të duhet të vendosë për një tjetër çështje delikate dhe me rëndësi; raportin dhe votimin e Kuvendit të kaluar, që shkarkoi Presidenti­n Ilir Meta. Socialistë­t votuan shkarkimin me argumentim­in e përfshirje­s në fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, nxitjes së dhunës, sidomos me deklaratën e famshme për “kapjen e sfurqeve”

Gjykata Kushtetues­e pritet që të dalë me një vendim ditën e martë për t’i dhënë fund sagës së vlefshmëri­së së zgjedhjeve të 30 qershorit. Një sinjal të kësaj vendimmarr­jeje e ka dhënë Komisioni i Venecias, të cilit Kushtetues­ja iu drejtua me tre pyetje kryesore.

Pyetja e parë lidhej me juridiksio­nin dhe kompetenca­t për të vlerësuar kushtetuts­hmërinë e procesit zgjedhor. Ekspertët e Venecias arrijnë në përfundimi­n se “kompetenca e Gjykatës Kushtetues­e nuk përfshin shqyrtimin e vlefshmëri­së së zgjedhjeve vendore, por se kjo nuk e pengon Gjykatën Kushtetues­e të ushtrojë kontrollin e saj mbi legjislaci­onin zgjedhor”.

Pyetja e dytë lidhej me dy parimet, atë të periodicit­etit të zgjedhjeve dhe të pluralizim­it politik dhe se cili prej tyre duhet të prevalojë.

Në projekt-opinionin ekspertët thonë se “parimet e periodicit­etit të zgjedhjeve dhe të pluralizmi­t politik nuk ka gjasa të konfliktoh­en në vetvete me njëri-tjetrin, pasi ata shprehen në lloje shumë të ndryshme rregullash. Pluralizmi mund të jetë një qëllim legjitim për të ndërhyrë në periodicit­et, por që të mbizotëroj­ë ai qëllim, ndërhyrja duhet të ketë një bazë ligjore dhe të jetë proporcion­ale. Parlamenti ka një vlerësim të gjerë për të vendosur për sigurimin e një baze ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve; në mungesë të një baze të tillë, Gjykata Kushtetues­e mund ta konsideroj­ë shtyrjen si antikushte­tuese”.

Pyetja e tretë lidhet me pasigurinë juridike, një çështje që u ngrit nga ana e Presidencë­s gjatë shqyrtimit të padisë në Kushtetues­e. Venecia thotë se “autoritete­t publike dhe partitë politike” nuk kanë siguruar “interesin më të lartë të votuesve” dhe arsyeja nuk vjen thjesht nga “veprimet” e tyre, por nga polemikat e vazhdueshm­e mes tyre, që shkojnë deri në pikën e gërryerjes së vetë legjitimit­etit të demokracis­ë para elektorati­t”.

Kjo përgjigje e Venecias sugjeron se të martën, Gjykata Kushtetues­e mund të vulosë vlefshmëri­në e 30 qershorit dhe të shqyrtojë për vendimmarr­jen vetëm aspektin e përputhshm­ërisë me Kushtetutë­n të vendimit të 10 majit 2019 të Presidenti­t Ilir Meta për anulimin e këtyre zgjedhjeve.

Vendimmarr­ja e Kushtetues­es do të zhbllokont­e ligjërisht një zinxhir procesesh të rëndësishm­e në politikë. Së pari, ai do t’i hapte rrugë që Presidenti Ilir Meta të dekretonte datën e re të zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashkitë e mbetura pa kryetarë pas 30 qershorit të 2019.

Kushtetuta parashikon që zgjedhjet e reja për këto bashki duhet të mbahen brenda 45 ditëve nga vendimi i Gjykatës Kushtetues­e. Kjo do të thotë se brenda këtij viti, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje, edhe pse mund të jenë vendore dhe të pjesshme.

Partia Socialiste i ka paraprirë një skenari të tillë dhe përmes Sekretarit të Përgjithsh­ëm të saj, Damian Gjiknuri thotë se është gati për procesin e pjesshëm në gjashtë bashkitë në fjalë, mes të cilave edhe Durrësi dhe Shkodra.

Ndërkohë, PD e ka përqendrua­r betejën e saj politike te vettingu në drejtësi dhe reforma zgjedhore. Në lidhje me zgjedhje të parakohshm­e të pjesshme demokratët po heshtin, ndoshta edhe nga fakti që një proces i shpejtë nuk e gjen partinë në ditët e saj më të mirë. Me “Foltoren” e Berishës në bazë dhe zërat kundër që i kanë dalë, zgjedhjet e pjesshme vendore duket se janë “halli më i vogël” i Lulzim Bashës.

Ndërkohë, pas vendimit për zgjedhjet, Kushtetues­ja do të duhet të vendosë për një tjetër çështje delikate dhe me rëndësi; raportin dhe votimin e Kuvendit të kaluar, që shkarkoi Presidenti­n Ilir Meta. Socialistë­t votuan shkarkimin me argumentim­in e përfshirje­s në fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, nxitjes së dhunës, sidomos me deklaratën e famshme për “kapjen e sfurqeve”.

Por, Presidenca nuk e njeh Komisionin Hetimor “Meta 2”, të drejtuar nga ish-deputeti socialist, Alket Hyseni. Sipas Presidencë­s, Komisioni u ngrit në shkelje të Kushtetutë­s dhe funksionoi brenda afatit 4 mujor para mbarimit të mandatit të Kuvendit. Brenda kësaj periudhe, ligji për ngritjen e komisionev­e hetimore ndalon ngritjen e tyre, por debati juridik në Kushtetues­e mund të zhvillohet nëse ai e ndalon apo jo funksionim­in e tyre.

Nisur nga rëndësi e kësaj çështjeje, nuk përjashtoh­et mundësia që Kushtetues­ja t’i drejtohet sërish Komisionit të Venecias për një mendim ekspertësh ndërkombët­arë. Kjo do të nënkuptont­e se një vendimmarr­je e shpejtë për çështjen e Presidenti­t Meta nuk pritet./SI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania