Gazeta Dita

Tenderi për autoshkall­ë zjarrfikës­e prej 66 mln lekësh që nuk funksionoi, lihen në burg zyrtarët e Bashkisë durrës

-

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka vendosur ditën e djeshme të lërë në burg zyrtarët e arrestuar në Bashkinë durrës për tenderin për blerjen e autoshkall­ës zjarrëfikë­se me vlerë 66 mln lekë.

trupa gjykuese ka vendosur “arrest në burg” për : Patriot Beqaraj, Gjergj Markola, indrit Matmuja, adriatik Velaj, Muhamed Likaxhiu, artan taho, Riza Sulaj, albion Bushi.

“arrest në shtëpi” është dhënë për Lulzime Rami dhe “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për Elona Rami.

Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Personat e arrestuar kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me këtë tender dhe se kanë kryer vetëm detyrën.

Sakaq, trupa gjykuese pranoi kërkesën e Prokuroris­ë.

Operacioni i SPaK u zhvillua ditën dy ditë më parë kur 6 zyrtarë të Bashkisë durrës dhe 3 punonjës të kompanive private arrestuan dhe një tjetër u la i lirë me detyrimin për t’u paraqitur pasi akuzohen për abuzimin me një tender me fond limit 7 milionë lekë për blerjen e një autoshkall­ë për zjarrfikës­en e Durrësit,

por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit.

Sipas SPaK këta persona në bashkëpuni­m me njëri tjetrin kanë manipuluar garën në periudhën Maj-qershor 2020.

Kompania fituese “R & R GROUP sh.p.k.” me pronare Elona Rama dhe administra­tore Lulzime Rami e lënë në arrest shtëpie është themeluar në 2008 në tiranë, ofroi 66 milionë lekë për të blerë automjetin, edhe pse nuk kishte eksperienc­ën e nevojshme.

Tenderi mban firmën e kryebashki­akes në detyrë, e cila ende nuk është prononcuar për aksionin e zhvilluar në institucio­nin e drejtuar prej saj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania