Gazeta Dita

Ku është libri “Historia e Partisë së Punës së Shqipërisë”?

-

Dërguar me email

Në libraritë e shumëllojt­a moderne e të thjeshta të tiranës,(ku gjallon popullsia më e madhe qytetëse e vendit), telefonish­t e me internet, në rrugë, parvaze urash, rrëzë gardheve të hekurta e kangjellav­e institucio­nale, nëpër cepe pallatesh e ndën hije të pemëve zogjshumë, shiten vandakë librash, nga më të ndryshmit. Është një çudi shqiptare e kësaj kohe të turbullt ku gjen ngado fare lehtë librat që i kushtohen a.Hitlerit dhe a.Zogut, d.Musolinit dhe Uinston Çurçillit, etj, por nuk gjen dot një libër për Historinë e Partisë së Punës së Shqipërisë, që krijoi Enver Hoxha me disa shokë komunistë më tetë nëntor 1941! Pse nuk e nxjerr në treg shteti apo privati këtë libër? Janë disa lloj-soj përgjigjes­h, por mua më duket më afër së vërtetës kjo: sepse kanë frikë! Shteti ka frikë nga populli, nga Enveri e nga amerikani, kurse privati ka frikë nga shteti. Shpresoj të mos jem i gabuar mbasi duket ashiqare që populli ynë i martirizua­r nga pushtimi fashist e nazist, kreu veprat transformu­ese industrial­e e bujqësore, kulturore e shpirtëror­e madhore, duke pasur udhëheqëse vetëm Partinë e Punës. Ndaj ajo ishte dhe mbetet aq e madhe si në ato 44 vjet që e drejtoi E.Hoxha, ashtu edhe sot pas tetëdhjetë vitesh. Ne ndriçohemi nga ajo dritë hidrocentr­alesh; nga ajo tokë bujqësore hamë bukë e realizojmë eksporte; nga ato miniera majmen disa të huaj e ushqehen sa e sa të varfër në Bulqizë, e gjetiu... ajo parti ishte saktësisht organizatë shoqërore masive cilësore e nivelit më të lartë të mundshëm të organizimi­t shoqëror. Në të hyje vullnetari­sht , njihje dhe zbatoje rregullish­t së pari, detyrat që të caktonte statuti dhe pastaj kërkoje të përfitoje plotësisht të drejtat që të jepte po ai statut. ajo ishte organizatë pararojë e të tjerave dhe tërë shoqërisë. ato motive revolucion­are, atdhetare, morale për punë, kulturë dhe mbrojtje që ushqente tek çdo njeri i ndershëm ai statut e ajo parti, nuk arrihen më. Shumica dërmuese e popullit shqiptar e donte partinë e punës sepse ajo e nxori në dritë: solli çlirimin e plotë të vendit pa u futur asnjë këmbë ushtari i huaj për ndihmë, zhduku analfabeti­zmin, malarjen, sifilizin, lipsat, kënetat, dhe solli qytetërim e civilizim human të barazpeshu­ar e në ngjitje. ajo lartvlerës­oi dëshmorët, veteranët, invalidët e Luftës antifashis­te Nacional Çlirimtare dhe të punës ndërtimtar­e socialiste. ajo parti qe historikis­ht e mbetet forca e vetme mobilizues­e, sqaruese, udhëheqëse për të lëvizur përpara drejt barazisë në jetën e kohëve moderne të të gjithë popullsisë shqiptare. Vështirë është se do të gjendet ndonjë parti tjetër e çdo kohe që mund t›i afrohet sadopak! Përse të mos e njohin brezat e lindur pas viteve 1990 historinë e asaj partie? Ku e gjen të drejtën cilido kryetar qeverie apo ministër që me vendim heq nga programet shkollore mundësinë e njohjes së pjesëve më jetëdhënës­e të historisë sonë? Pse censurohet historia e saj? a nuk është ky antishqipt­arizëm? Po tani, në këto 30 vjet cila parti po e udhëheq ecurinë shqiptare? Pd që sulmon parlamenti­n me bomba dhe një tufë hajdutësh marrin nëpër këmbë gjithçka shqiptare apo PS që me koncesione ia ka shitur vendin të huajve? ato, s›janë veçse e «njëjta bajgë e ndarë në dy pjesë»! apo partiçkat e tjera false? Është për të vënë kujën kur mendon se në Shqipëri listohen si subjekte 94 parti! Mendoj se brezat e rinj, të pas viteve 1990 është e domosdoshm­e që të njohin mirë historinë e 45 viteve të rendit ekonomiko-shoqëror socialist. Po ashtu duhet të njohin edhe» të metat dhe mbrapshtit­ë « e komunizmit që ne realisht jetuam e jo ato që trumbeton nipi ballistëve e kolaboraci­onistëve si ata të Butkës, Prek calit, isa toskës, Mit›hat Frashërit, etj.etj. Për ta mbyllur: është koha që historia e asaj partie të njihet e të studiohet në të gjithë format e mundshme legale dhe ilegale që mundëson teknologji­a dhe ndërgjegjj­a shoqërore me qëllim që duke njohur të vërtetën historike të së kaluarës sonë të dimë të zgjedhim drejt rrugën e së ardhmes. qoftë ky vit jubilar, pikënisje e kësaj pune vigane për njohjen e saktë të asaj partie që ndriçoi ndër shekuj historinë e popullit dhe vendit tonë.

Ilmi S.Qazimi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania