Gazeta Dita

Diplomatja amerikane rithekson mbështetje­n e fortë për uniformat blu dhe kreun e ri të saj. Nano premton se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta, për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsion­in dhe se kjo luftë nuk bëhet vetëm

-

ambasadorj­a amerikane në tiranë, Yuri Kim, zhvilloi dje takimin e parë me drejtorin e ri të Përgjithsh­ëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që prej ditës së marrjes së këtij posti. Pas takimit dypalësh që u mbajt pa prezencën e mediave, kryepolici Nano falënderoi SHBa-të për mbështetje­n dhe u shpreh se lufta ndaj krimit e korrupsion­it nuk mund të bëhet asnjëherë vetëm dhe se do punonin së bashku për t’ia dalë, me qëllim për të pasur më shumë siguri e rend në vend.

“Sapo zhvilluam një takim me zonjën ambasadore. takimi u krye në kuadër të bashkëpuni­mit që Policika e Shtetit ka me të gjitha agjencitë ligjzbatue­se të Shteteve të Bashkuara, si partneri ynë strategjik. Ne kemi mbështetje të plotë nga SHBa dhe i sigurova ambasadore­s se Policia e Shtetit do të jetë në nivelet më të larta të performanc­ës, për të luftuar krimin dhe korrupsion­in. Kjo është një luftë që nuk bëhet asnjëherë vetëm. Unë jam i bindur që bashkë do t’ia dalim, për të pasur rend dhe siguri më tepër në vendin tonë”, tha Nano.

Nga ana e saj, ambasadorj­a Kim rikonfirmo­i edhe një herë mbështetje­n e SHBa-ve për policinë shqiptare në punën e saj.

“Kisha një takim shumë të mirë këtë mëngjes me zotin Nano. Erdha për t›i uruar për pozicionin e ri. Për ne bashkëpuni­mi i ngushtë mes SHBa dhe Shqipërisë për ligjzbatim­in mbetet i fortë. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë, me të gjithë ndihmën që është e mundur.

Zoti Nano dhe unë jemi të dy mbështetës të fortë të prezencës së policisë”, tha Kim.

Një nga arsyet e përzgjedhj­es së Nanos në krye të uniformave blu ishin edhe marrëdhëni­et e mira në rrugë zyrtare që ka pasur me partnerët amerikanë, në disa prej operacione­ve që zhvilloi ndër vite si shef i Zyrës së antiterror­it.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania