Gazeta Dita

Pas Belind Këlliçit, Basha largon Albana Vokshin, i ‘turr’ gratë e PD për zgjedhjet e reja në LDGSH

-

Qysh prej krisjes zyrtare mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Albana Vokshi bashkëpunë­tore ndër vite e tyre ka mbajtur anën. Edhe pse nuk ka qenë e pranishme në asnjë prej takimeve te “Foltores” në qëndrimet e saj në mbledhjet e grupit parlamenta­r por edhe në postimet në Facebook, Vokshi ka shfaqur pakënaqësi në mënyrën se si Basha po e menaxhonte situatën dhe debatin politik me Berishën. E fundit, por jo për nga rëndësia ishte edhe qëndrimi i saj kundër lëvizjes së Bashës për të ndërhyrë tek zgjedhjet e reja në FRPD.

Duke qenë se drejton Lidhjen Demokrate te Gruas prej më shumë se një dekade, Vokshi kujtoi ndër radhë në reagimin e saj së të drejtën për zgjedhjen e strukturav­e drejtuese te FRPD e ka vete ky forum, duke hequr një paralele se një procedurë e tillë ndiqej edhe për zgjedhjet në LDGSH.

Kaq ka mjaftuar që kryetari i PD-së, Lulzim Basha të hapë një garë edhe për zgjedhjen e kryetares së re te Gruas. Dhe lëvizja e tij nuk mund të merret asesi si një koeçidencë. Basha madje nënvizon në një udhëzim të fundit të tij se zgjedhja e kryetares së Gruas nuk do të bëhet më me emërim, siç ka qenë, por me parimin “një anëtar një votë” .

Kryetari i PD-së i kujton Vokshit se në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së.

Basha ka vënë përballë Vokshit të gjitha gratë e PD-së, përveç Jorida Tabakut që nuk dihet nëse do të pranojë të futet në garën për kreun e Gruas Demokrate.

“Pas vendimit për riorganizi­min dhe zgjedhjen e organeve drejtuese të Forumit

Rinor, edhe Lidhja Demokratik­e e Gruas së Shqipërisë do të hyjë në një proces zgjedhor. Kryetari i PD Lulzim Basha udhëzoi zhvillimin e zgjedhjeve për kryetaren e LDGSH-së, post i cili mbahet me emërim që prej vitit 2012, si dhe të organeve të tjera drejtuese të Lidhjes së Gruas.

Zgjedhja e kryetares së LDGSH-së do të bëhet sipas parimit 1 anëtar, 1 votë. Kjo është hera e parë që anëtareve të Forumit të Gruas u njihet e drejta për të zgjedhur drejtuesen e tyre me votë direkte.

Për të garantuar standardet e procesit, Kryetari Basha ngriti një grup të posaçëm për zgjedhjet në LDGSH, i cili përbëhet nga:

Grida Duma; Arta Sakja; Dhurata Çupi; Orjola Pampuri; Greta Bardeli; Alfrida Marku; Ina Zhupa; Eralda Tase Bano; Zheni Gjergji dhe Ledina Aliolli

Grupi i punës do të mbikqyrë mbarëvajtj­en e procesit për zgjedhjen e Kryetares dhe zgjedhjet dhe riorgarniz­imin e të gjitha forumeve të tjera të LDGSH në qendër dhe në degë. Në LDGSH mungojnë prej vitesh forume të tilla drejtuese si kryesia apo Këshilli Kombëtar i LDGSH-së”, thuhet në udhëzimin e lëshuar nga Basha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania