Gazeta Dita

Çmimi i madh shkon në Fier, fituesi merr mbi 13.5 milionë lekë

-

Të dielën e datës 14 nëntor në lojë krahas çmimit të madh të javës, do të jenë makina “Mitsubishi”, “Rroga Telebingo”, shumat 1 milionëshe, 10 çmimet tradiciona­le prej 20,000 lekësh, “100 sekonda në supermarke­t”, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera

Nuk kanë të ndalur milionat e fituara në lojën më popullore të fatit në vend telebingo Shqiptare. Edhe në shorteun e ditës së djeshme, telebingo ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra fitues në të gjithë vendin jo vetëm në lojën telefonike me dhuratat e shumat e fshehura në zarfe, por edhe në lojën e “Ruletës së fatit”, “100 sekondave në supermarke­t”, si dhe shorteut të goglave për çmimin e madh të javës.

Mbi 13.5 milionë lekë të (vjetra) është shuma e fituar dje në shorteun e goglave. Sipas të dhënave të marra nga pikat e shitjes, ky çmim është fituar në qytetin e Fierit, ku rezulton të jetë blerë edhe bileta fituese. Nga hedhja e shortit të goglave janë përzgjedhu­r edhe mijëra fitues të tjerë, përkatësis­ht të serisë së numrave me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 17044 lojtarë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50 lekësh. Fatlumë janë edhe 292 fituesit e serisë së numrave me dy linja, ku secili prej tyre do të marrë nga Telebingo 1,745 lekë. Gjithashtu, nga shorti i goglave janë shpallur si fitues të një bilete, edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 1 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim të lojës, mbi 4.2 milionë lekë (të vjetra) janë fituar edhe në lojën e “Ruletës së fatit” nga dhjetë fituesit e përzgjedhu­r në shorteun e datës 31 tetor, të cilët kanë luajtur ndërmjet tyre për të siguruar dy çmimet e preferuara prej 1 milionë lekësh të (vjetra) kësaj loje. Në ruletën e fatit, dje Mustafai ka siguruar 32,000 lekë, Liria 24,000 lekë, Qamilja 23,000 lekë, Frani 23,000 lekë, Fatimja 100,000 lekë, Iliri 27,000 lekë, Gazmira 27,000 lekë, Veledini 30,000 lekë, Rasimi 34,000 lekë, si dhe Ervisi 106,000 lekë.

Të tjerë fitues i janë bashkuar Telebingos edhe në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhj­a rastësore e kontrabile­tave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike arianin në qytetin e durrësit. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh.

Saimiri në Berat ishte një tjetër fitues që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina apo “Rroga 2-vjeçare telebingo”, por me mbajtjen e zarfeve në fund të lojës, ai ka fituar shumën prej 105,000 lekësh. Ndërsa Suzana në durrës ka siguruar nga loja telefonike 55,000 lekë.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për trifonin në kryeqytet, i cili ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 100,500 lekësh. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës me çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën prej 25,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarke­t”, ku dhe do të mund të marrë edhe produktet e saj më të preferuara.

Albana në Korçë ishte fituesja e radhës që ka siguruar nga telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh. Në vijim loja telefonike është ndalur në qytetin e Vlorës, ku Fatbradha ka vijuar të luajë me zarfet, duke siguruar shumën prej 95,000 lekësh. Rexhepi në Lushnje ishte fituesi i radhës i lojës telefonike që ka tentuar të gjejë zarfet me çmimet e mëdha, por me përzgjedhj­en e bërë është shpallur fitues i 95,000 lekëve. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe ilvanës në tiranë, e cila ka fituar 135,000 lekë.

Ndonëse makina dhe “Rroga telebingo” (fituesi i të cilës ka të garantuar për dy vite me rradhë çdo muaj rrogën prej 50,000 lekësh), nuk janë fituar ditën e djeshme, ato do të jenë sërish në lojë të dielën e datës 14 nëntor së bashku me shumë ccmime të tjera.

Lista e fituesve në Telebingo Shqiptare është zgjeruar edhe më tej, ku është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të datës 31 tetor, e cila ka tërhequr çekun me shumën mbi 11 milionë lekë (të vjetra).

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacio­net e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të telebingos. ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania