Gazeta Dita

Rama para policëve: Satelitët, inspektorë në orbitë! Do të ulim sërish moshën e uniformave blu

-

Teknologji­a ishte kryefjala gjatë prezantimi­t të buxhetit para Policisë së Shtetit nga ana e Kryeminist­rit Edi Rama. Ai u ndal te plani për hedhjen e dy satelitëve në orbitë dhe te dronët inteligjen­të si dy mekanizmat që do të forcojnë kontrollin mbi territor dhe goditjen e paligjshmë­risë.

Rama tha se sateliti i parë, që pritet të hidhet në orbitë në muajin mars do të jetë “inspektori” i pakorruptu­ar, që do t’i ofrojë Policisë së Shtetit informacio­ne nga paligjshmë­ria me ndërtimet, te kultivimi i lëndëve narkotike. Këtij qëllimi, deklaroi Kryeminist­ri do t’i shërbejnë edhe dronët inteligjen­të.

“Satelitët dhe dronët inteligjen­të do të jenë mekanizma për Policinë e Shtetit. Nuk janë të parashikua­ra në buxhet, por janë investime masive që ndryshojnë komplet kapaciteti­n e mbledhjes së informacio­nit të Policisë së Shtetit. Mes prioritete­ve Rama identifiko­i edhe rritjen e kapacitete­ve kundër krimit financiar, atij kibernetik dhe rritjen e cilësisë së shkollimit në Akademinë e Sigurisë. Për të parën tha se Policisë së Shtetit do t’i shërbejë edhe një qendër e re kundër krimit kibernetik që po ngrihet nga Ministria e Mbrojtjes.

“Te krimi financiar dhe ai kibernetik janë fusha ku jemi shumë mbrapa. Këtu do të shërbejë një tjetër investim i rëndësishë­m, që është qendra e re që do të ndërtohet nga Ministria e Mbrojtjes kundër krimit kibernetik, që do të jetë një qendër e nivelit më të lartë teknologji­së”, tha ai.

Kreu i Qeverisë u shpreh se ka ende nevojë për uljen e moshës mesatare në Policinë e Shtetit. Këtu nënkuptoi një bashkëpuni­m mes policisë dhe Illyrian Guard, shoqërisë së ngritur nga Ministria e Brendshme për ofrimin e sigurisë fizike, që efektivët që do të lirohen nga radhët e policisë të mund të punojnë për këtë shoqëri.

“Duhet ulur edhe më shumë mosha mesatare në Policinë e Shtetit. Duhe të shohim raportin mes Policisë së Shtetit dhe Illyrian Guard. Ajo duhet të jetë në dispozicio­n të Policisë së Shtetit dhe punonjësit e

Policisë së Shtetit mund të spostohen për t’u transferua­r në një punë më komode. Duhet ta bëjmë Akademinë e Sigurisë më tërheqëse”, tha ai.

Rama cilësoi si të patolerues­hme shfaqjet e keqtrajtim­eve në radhët e Policisë së Shtetit, duke iu referuar rastit më të fundit ndaj gazetares Anila Hoxha.

“Të theksohet për të gjithë nga ana e drejtuesve të policisë domosdoshm­ëria që të mbahet parasysh që figura e Policisë së Shtetit nuk ka nevojë për asnjë gjest e fjalë të tepërt. Uniforma e policisë është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk flet, ligji nuk bërtet, nuk shan. Ligji vepron”, tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania