Gazeta Dita

“Mocion për kryetarin nga më shumë se gjysma e Këshillit Kombëtar”, Basha takim me Palokën

-

Mbledhja e paralajmër­uar e Kuvendit Kombëtar nga Sali Berisha më 11 dhjetor ka trazuar jo pak ujërat në PD. Ata që kanë mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar do të duhet të dorëzojnë këto dy ditë zyrtarisht firmat në PD. Në bazë të statutit mbledhja e Kuvendit Kombëtar mbahet një muaj pas depozitimi­t të kërkesës.

Paralelish­t me këtë proces, Lulzim Basha ka nisur kontaktet edhe me ata që sot janë pozicionua­r pro foltores së Berishës, një prej ta, Edi Paloka.

Edi Paloka është kryetar i Këshillit Kombëtar dhe ka zhvilluar me këtë status një takim me Lulzim Bashën jo në selinë blu por ne një ambient kafeneje që ndodhet tek oborri i selisë blu. Takimi nuk ka qënë i fshehte, por as Basha dhe as Paloka nuk komentuan mbi takimin.

Në bazë të statutit, Kuvendi Kombëtar mund të vendosë për shkarkimin e Kryetarit të Partisë mbi bazën e një mocioni mosbesimi të miratuar nga më shumë se gjysma e të gjithë anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Një pikë kjo me gjase e diskutuar edhe në takimin mes Bashës dhe Palokës, por që nuk dihen detajet. Deri më tani firmëtare të Kuvendit Kombëtar janë shprehur se me 11 dhjetor do të ndryshohet statuti i partisë, ndërsa zgjedhjet për kryetarin do të bëhen në një kohë më të vonë. Por Sali Berisha deklaroi të dielën se më 11 dhjetor bashke me Kuvendin ikën edhe Basha. Por deri në largimin kërkuar prej tij se paku formalisht disa procedura duhen ndjekur. Dhe këtu po luftojnë të dyja palët.

Kuvendi Kombëtar në anën tjetër mblidhet si rregull çdo katër vjet. Vendimin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar e merr Këshilli Kombëtar ose Kryesia e PDSH-së, me propozim të Kryetarit të PDSH-së.

Kuvendi mund të mblidhet edhe kur e kërkojnë 1/4 e anëtarëve të PDSH-së ose 1/4 e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar.

Data e zhvillimit të Kuvendit dhe rendi i ditës njoftohen të paktën një muaj përpara ditës së parë të Kuvendit.

Punimet e Kuvendit drejtohen nga një Komision i përbërë nga 5 anëtarë, i cili zgjidhet në fillim të punimeve të tij, me propozimin e Kryetarit të Partisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania